RCCOLA

Në Viti burri sulmon gruan, në Gjilan nëna në gjendje të rëndë psikike keqtrajton fëmijën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Viti, është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare.

Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në Gjilan pas informatës se një femër kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë.

Fundamenti

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/