UBT

Haliti priti në takim kryetarin e Cedar Falls, Rob Green

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Cedar Falls në Iowa të ShBA-së, Rob Green, me të cilin janë pajtuar që përmes binjakëzimit të këtyre dy komunave, ta thellojnë bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës, sportit dhe atë ekonomik.

RCCOLA

Me këtë rast, Haliti tha se bashkëpunime të tilla në sfera të ndryshme, shkëmbim studentësh, ndarje e kulturave, agrokulturë, turizëm dhe shumë sfera të tjera, janë të mirëseardhura për komunën e Vitisë./rajonipress/