ARKATANA

Meritueshëm shpërblehet Ibrahim Kadriu

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një kohë mjaft të shkuar, gati para 50 vjetësh, Ibrahim Kadriu, tash shkrimtar nga Zhegra e Malësisë së Karadakut, pati “punë” me ditar në dorë. Ishte i ri dhe i shkëlqente nuri e i fliste ëmbël goja para shkollarëve në vendlindjen e tij. Atë kohë, Ibra e botoi veprën e parë me vargje “Netët e Karadakut” (1969). Si doli vepra nga botimi, autori i këtyre radhëve e bleu. Një vepër me motive nga ky mes, ku të përkujton heqamet e rënda të popullatës shqiptare nga të huajt. E lexova veprën në fjalë, dhe aty vërejta të kaluarën e rëndë të kësaj ane të Karadakut, e cila anë ka pësuar rëndë nga pushtuesit më të ndryshëm të një kohe. Dhe, pas kësaj vepre poetike, Ibrahim Kadriu botoi gjer më sot mbi 50 vepra në poezi, prozë, dokumentare, publicistike, monografi, drama, skenarë filmi, poema, ese, reportazhe etj. E përcillja si lexues hap pas hapi.

Iku Ibra nga vendlindja, Zhegra, dhe u gjend në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë. Pas katër vjetësh, u gjend edhe autori i këtyre radhëve si student në Prishtinë. Lexoja çka më binte në duar. E, Ibra, filloi të botonte vepra të pandalshme. Filloi t’mi jepte veprat e veta letrare. I gëzoja kësaj bamirësie të tij. Dikur, arsimtari im, e tash shkrimtar dhe shumë i suksesshëm. Shumë… Herë pas here bëja ndonjë vështrim letrare eseistik për veprat e tij. E doja këtë krijues të madh. I madh ishte, por edhe i madh mbeti edhe sot e tërë ditën…

Dje, Ibrahim Kadriu, autori i shumë veprave letrare, mori shpërblimin për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2016, me titull “Misioni rus”. Një roman me temë historike dhe shumë aktuale. Aktuale, për faktin se, flet apo “rrëfen” për spiunët rusë të shndërruar në misionarë fetarë, hoxhollarë, të cilët, erdhën në Kosovë dhe bënë punën e tyre në mesin e shqiptarëve naivë e besimtarë”, ka shtuar Zajmi Hoxha.

Sipas autorit, romani në fjalë flet për një mision rus që jo vetëm tash është i pranishëm në Kosovë, por, ky mision ka ngjarë në kohën e Lidhjes së Prizrenit e më herët.

Siç dihet, Rusia nuk i ka përkrahur asnjëherë shqiptarët si popull. Ka kohë që zhvilloheshin luftërat ruso-turke dhe shqiptarët mendonin se do të përkraheshin nga rusët. Delegati i Lidhjes së Prizrenit ishte i pritur nga një oficer ushtarak në Shën Petërbug dhe ai tekstualisht kishte shtuar: “unë si individ ju përkrah, ju keni të drejtë, por shteti rus nuk ju përkrah”. Ai shtet (Rusia), as sot e kësaj dite nuk na përkrah.

Mobi Casa

Sipas atutorit, I. Kadriut, shkrimtar, në vitin 1903 ndodhën dy atentate ndaj konsujve rusë. Mësohet fort mirë se atentatori nga Mitrovica ishte i fshatit të autorit për koincidencë, i cili e kishte emrin Ibrahim, por mbiemrin Lipovica.

Dihet mirëfilli se, në këtë kohë, ka pasur mjaft hoxhollarë rusë në Kosovë që kanë punuar keq për popullatën shqiptare. Shërbimi i tyre ka qenë i neveritshëm dhe makabër, ku, sipas autorit, të tillë misionarë ka edhe sot në Kosovë, në Mitrovicë e mese të tjera, ka shtuar. z. Ibrahim Kadriut, shkrimtari, i cili, dje mori shpërblimin vjetor për letërsi “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të tij “Misioni rus”, i cili roman e evokon kujtesën për agjendat historike kundër shqiptarëve, të cilat “misione” të tilla akoma frymojnë në vendin tonë.

Të ndalemi edhe pak tek kjo vepër madhore e këtij shkrimtari. Këtu (në vepër), veprojnë disa personazhe. Thuhet se “këto personazhe janë përfshirë edhe tre të ardhur nga Rusia, me mision të fshehtë. Ishin të përgatitur mirë, jo si shqiptarë të cilët mezi e flasin gjuhën e mëhallës. Ata mrekullisht e flisnin edhe gjuhën shqipe, madje edhe dialektet. Kishin nga dy emra: njërin origjinal, dhe tjetrin fals shqiptar, për t’iu përshtatur rrethit për mashtrime sa më sublime. Prandaj, gjatë leximit të kihen parasysh emrat e individëve që vinin nga Rusia. Për shembull, personazhi Ruslan Nikollai, ka rezervë emrin: Zef Kristi për ambientin e katolikëve, por në raste e ka edhe emrin tjetër, Faruk Myfta, për ambientin mysliman. Është një Kazimir Olenko, imam xhamie, por që njihej si Mulla Adnani. Kësaj galerie personazhesh i takon edhe Tatjana Volovna, e paraqitur si mësuese, e cila jo rrallë prezantohet me emrin tjetër Emine Brajari, duke u identifikuar me përkatësi çerkeze”.

Autori I. Kadriut shton edhe këtë se, “po e mbyll pikërisht me këtë rresht këtë orientim për lexuesin, i cili, besoj, do ta respektojë. Prandaj, i dëshiroj lexim të këndshëm, me të drejtën për t’i thënë vërejtjet hapur për çdo mangësi që mund të ketë libri”.(f.7)./tefik selimi/rajonipress/