UBT

Mërgata informohet çfarë ndodh në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Përmirësimi i komunikimit dhe informimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës” është hulumtimi më i fundit dhe i pari i këtij lloji që përveç tjerash jep edhe konkluzione dhe rekomandime se si duhet përmirësuar komunikimi mes tyre.

Në këtë hulumtim, në të cilin kanë punuar gazetarë nga Kosova në bashkëpunim me Institutin për Menaxhim dhe Zhvillim thuhet se buxheti i vogël i Ministrisë së Diasporës dhe njerëzit joprofesional në ambasada dhe konsullata nëpër vende të ndryshme, po e vështirësojnë komunikimin e Kosovës me mërgatën.

Imer Mushkolaj nga AGPK-ja ka thënë se hulumtimi i realizuar nga kolegët tanë në Kosovë është hera e parë që nuk flet për mundësinë e investimeve të diasporës por për komunikimin me ta dhe hap rrugën për të gjetur mundësitë e përmirësimit të këtij komunikimi.

Në anën tjetër, Naim Dedushaj, drejtor për përkrahjen e investimeve të diasporës në Ministrinë e Diasporës ka thënë se ky hulumtim do t’u ndihmojë për finalizimin e strategjisë për diasporën 2013-2018.

“Ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Diasporës dhe mendojë edhe për Kosovën dhe mërgatën në veçanti. Siç e dini Ministria E diasporës është në prezantim e sipër për strategjinë për diasporën dhe mërgatën 2013-2018. Ky hulumtim do të na ndihmojë në ide të reja lidhur me komunikimin me mërgatën, në të gjitha aspektet dhe vënien e urave lidhëse mërgatë-Kosovë”, ka thënë ai.

Ndwrsa, Elbasan Morina, nga projekti Diaspora për Zhvillim (DfD) të cilët janë pjesë e realizimit të këtij hulumtimi ka thënë se deri tek hulumtim ka qenë tejet i nevojshëm, kur dihet që në 18 muajt e fundit ka mungesë shumë të madhe të depërtimit të informacionit nga Kosova në diasporë.

Mobi Casa

“Sipas analizave që ne i kemi bërë në 18 muajve e fundit vërehet një mungesë shumë e madhe e depërtimit të informacionit nga Kosova në diasporë dhe kjo është një prej temave më shqetësuese për diasporën, sepse kryesisht transmetohen tema të kronikës së zezë, apo jo të sakta dhe nuk pasqyrohet realiteti”, ka thënë ai.

Ndërsa Edona Musa-Mustafa, e cila ka bërë prezantimin e analizës, mes tjerash ka thënë se kohëve të fundit është rritur bashkëpunimi mes institucioneve dhe diasporës por që buxheti i ministrisë së Diasporës është shumë i vogël për të bërë diçka, pra është më pak se 1 pwr qind e buxhetit total të Kosovës, e që sipas saj, kjo ndikon në mos hartimin dhe mos realizimin e planeve.

Përveç buxhetit, ajo thotë se ka mungesë edhe të stafit adekuat për të lidhur komunikime mes konsullatave me mërgatën tonë.

“Ankesa kryesore, problemi kryesor i tyre është që ambasadat dhe konsulatat nuk po e kryejnë punën e tyre për të cilën janë të thirrura, ngase nuk e kanë një komunikim të duhur. Edhe MPJ kanë qenë të ftuar por nuk ka ardhur në momentin e fundit”, ka thënë ajo.

Ky hulumtim, përveç tjerash, shpjegon përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet.

Në fund, janë dhënë edhe disa rekomandime dhe konkluzione se si mund të largohen vështirësitë dhe si mund të përmirësohet komunikimi mes Kosovës dhe Diasporës. Ndër të tjera është thënë se duhet bërë ndryshim-plotësimi i ligjit për diasporën, për shërbimin konsullor të Misioneve diplomatike, pastaj krijimi i Bordit këshillëdhënës të diasporës, përkrahja buxhetore për Ministrinë e Diasporës dhe zhvillimi i një strategjie kombëtare për diasporën. /Telegrafi/