UBT

Mbahu, atdheu im! (Prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbahu, Atdheu im, mbahu! A po heton se si nata po të kafshon në loçkë të zemrës dhe gishtat e lodhur po të dridhen në telin e lahutës, duke e kënduar këngën e Mujit dhe Halilit në atë fushë të Jutbinës.

Ti, as dëgjon, e as nuk flet në këtë mbrëmje të lodhur. Unë kam filluar të shoh në ëndërr rrugëtimin tënd të dikurshëm e të vonuar. Edhe ky dimër shkoi me acarin e shpirtit të plakur dhe përsëri dhembja mbeti këndej.

Në pranverën që do vjen do të lulëzojnë luleshtqerrat.
Atdhe, të lutem më thuaj, së paku në ëndërr, ndonjë kujtim për fatin tonë të vonuar!

Historinë do ta korrigjojmë me horrat e netëve të vona e pastaj gjithçka mund të fillojë para mëngjesit, si një ëndërr e keqe, që, edhe të zgjuar, nuk mund ta largojmë.
Turpin e kësaj bote të marrë nuk e heqim dot nga lëkura jonë e regjur. Ende nuk po i shihet mbarimi në këtë ditë të turbullt.

Uji Dea

Populli im, krejt rastësisht gjendet në kohën e kobit, nën atë dritë të rrejshme kuq e verdh e ti përsëri mbetesh në mes të rrugës me qarkullim të dendur përpara rrezikut të një dite mortore pa ndjenjë e zemër për të nesërmen duke e korrigjuar historinë.

E ju mund të bindeni tek atëherë se gjithçka ka filluar para një mëngjesi të vonuar.

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.