UBT

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planin Lokal të Transportit për Komunën e Kamenicës 2024-2028

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Grupi për hartimin e Draft-Planin Lokal të Transportit për Komunën e Kamenicës 2024-2028 ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.

Të pranishëm në këtë konsultim ishin Drejtori i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, Drejtoresha e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Diana Kryeziu-Ajvazi, zyrtarë komunal dhe të tjerë.

Në këtë takim kryesuesi i grupit punues Hysen Jerliu ka prezantuar Draft-Planin duke thënë se është një plan strategjik zhvillimor nga fusha e komunikacionit për komunën e Kamenicës.
“Me këtë plan, tentohet fillimi i planifikimit të transportit rrugor të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Nga aspekti i komunikacionit, ky plan do të shërbejë si bazë e mirë për përpilimin e planeve dhe projekteve në komunën e Kamenicës, të cilat ndërlidhen me fushën e komunikacionit. Realizimi i Planit Lokal të Transportit Rrugor për Komunën e Kamenicës ka për qëllim uljen e shkallës së motorizimit, duke promovuar forma të tjera të lëvizjes, si zhvillimin e çiklizmit dhe krijimin e hapësirave për ecje në këmbë, përkatësisht krijimin e kushteve infrastrukturore me qëllim të akomodimit të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, është shprehur ai.

Hidromorava

Ai duke prezantuar këtë dokument theksoi se hartimi i Planit Lokal të Transportit Rrugor mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të transportit dhe lëvizjeve të tjera (lëvizjeve të motorizuara dhe të pa motorizuara) me qëllim që të krijojnë:

  • sigurimin e qasjes sa më të lehtë për lëvizjet ditore dhe shërbime të tjera
  • përmirësimin e shkallës së sigurisë
  • zvogëlimin e ndotjes së ambientit
  • rritjen e efikasitetit dhe ekonomicitetit gjatë transportit të njerëzve dhe të mallrave
  • rritjen e atraktivitetit dhe kualitetin e mjedisit urban.

Pasi kryesuesi Hysen Jerliu ka prezantuar Draft-Planin në tërësi, është hapur diskutimi për pyetje dhe komente nga të pranishmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.