Kryeministri Albin Kurti në Kamenicë, Rahimaj e quan vlerë të shoqërisë tolerancën

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren Aleksandra Jovanoviq kanë pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rasic.
“Jam shumë i lumtur që toleranca ndërmjet qytetarëve tashmë është vlera më e lartë e shoqërisë këtu në Kamenicë. Ne tani po punojmë për zhvillim” ka thënë Rahimaj.
Ai gjithashtu ka thënë se ata kanë biseduar për projektet që po realizohen si dhe ato që pritet të iniciohen.
Menjëherë pas takimit ata kanë vizituar edhe biznesin e Dobrivoje Antic i cili merret me prodhimin e petave TIROL.
Menjëherë pas kësaj vizitë ata kanë vënë edhe gurë themelin e urës për këmbësor në fshatin Hajnoc, fshat ky i banuar nga komuniteti serb.
Rahimaj ka njoftuar se për urën për qarkullim të automjeteve, Qeveria ka ndarë 700,000 euro për ndërtimin e saj./rajonipress/