AR Katana

Tri ditë pa ndriçim publik në Gjilan, qytetarët të revoltuar: Qyteti është zhytur në terr, Komuna dhe KEDS heshtin

Tri ditë pa ndriçim publik në Gjilan, qytetarët të revoltuar: Qyteti është zhytur në terr, Komuna dhe KEDS heshtin

Gjilan – Mungesa e ndriçimit publik për tri ditë radhazi ka nxitur pakënaqësi dhe reagime të shumta te qytetarët e Gjilanit. Shumë lagje të qytetit, sipas qytetarëve, vazhdojnë të mbeten në errësirë të plotë, duke krijuar shqetësime për sigurinë publike dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mirëmbajtjen dhe funksionimin e këtij shërbimi komunal.

Pavarësisht situatës së krijuar, deri më tani nuk është dhënë ndonjë sqarim publik nga Komuna e Gjilanit apo KEDS-i lidhur me arsyet e ndërprerjes së ndriçimit dhe kohën kur pritet të rikthehet funksionaliteti i tij.

Mungesa e ndriçimit në rrugë dhe hapësira publike nuk është vetëm çështje e komoditetit për qytetarët. Ajo ndikon drejtpërdrejt edhe në ndjenjën e sigurisë, qarkullimin e këmbësorëve dhe shoferëve, si dhe mund të krijojë rrethana më të favorshme për vjedhje dhe dukuri të tjera të kundërligjshme.

KKVITI

Të revoltuar me këtë situatë, qytetarët kanë drejtuar kritika ndaj institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar sqarime dhe zgjidhje sa më të shpejtë.

Një qytetar nga Gjilani, Nehati, e konsideron të papranueshme që në kohën e zhvillimit teknologjik dhe modernizimit të qyteteve, banorët të mbesin për ditë të tëra pa një shërbim elementar siç është ndriçimi publik.

“Komuna e Gjilanit ka kohë të gjatë që ua nëpërkëmb qytetarëve të saj. Ne tani kemi mbetur në mëshirën e zyrtarëve të papërgjegjshëm dhe të paditur totalisht. Analfabetë në qeverisje e menaxhim po tregohen”, shprehet ai.

Edhe qytetari tjetër, Zeqiri, thotë se ndriçimi publik është obligim institucional dhe një standard bazë që duhet t’u garantohet banorëve.

“Kush po na udhëheq dhe me çfarë zyrtarësh të dobët kemi punë, duhet ta lusim Zotin që të mos na gjejë ndonjë e keqe më e madhe, sepse këta nuk kanë as dije e as kapacitet të përballen me gjëra të tilla”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, shqetësimi i qytetarëve mbetet i njëjtë: kur do të rikthehet ndriçimi publik dhe kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

Përderisa qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete, mungesa e një komunikimi zyrtar vetëm sa e shton pakënaqësinë dhe pasigurinë në mesin e banorëve.

Gjilani nuk mund të mbetet për ditë të tëra në errësirë. Qytetarët kërkojnë ndriçim, siguri dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi nga institucionet që kanë për obligim t’u shërbejnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.