Fundamenti

Rahimaj: Ka përfunduar rinovimi i shkollës “Skënderbeu” në Hogosht, falënderohet Ambasada Amerikane

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj pikërisht në ditën e shkollës, me nën-Kolonelin Ryan Conley dhe drejtorin e shkollës Arsim Guda, kanë zbuluar pllakën e cila vë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Ambasada Amerikane.

“Një investim prej 340,000 dollarësh, i cili ka garantuar një ndryshim rrënjësor të ambienteve të kësaj shkolle” ka thënë Rahimaj.

Hidromorava

Ky investim përfshin rregullimin e hapësirës së brendshme të shkollës, e sistemit të ngrohjes, nyjeve sanitare, ndriçimit, dyerve dhe dritareve.

Rahimaj ka thënë se nxënësit e kësaj shkolle tani do të vijojnë mësimet në kushtet më të mira.
“Shkolla në Hogosht ka marrë pamje krejtësisht tjetër”, ka shtuar ai./rajonipress/