Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

Kamenicë – Drejtoresha e Administratës, Arlindë Sejdiu së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtaren Lidiona Marovca, kanë mbajtur dëgjimin buxhetor me grupet HANDIKOS, Shoqata e të Verbërve dhe Kryqi i Kuq, lidhur me hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Këtyre grupeve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces.
Më pas të pranishmit kanë vazhduar adresimin e kërkesave të tyre që kishin të bëjnë me funksionalizim të ashensorëve, përmirësim të qasjes në objekte, vazhdim të financimit për shoqatën HANDIKOS dhe gjetjen e një zgjidhje për objektin, përdorimin e alfabetit të Brajlit në dokumente, angazhimin e një interpreti për shenja të përkthyera, adaptimin e tualeteve, pajisjen e shkollave me lodra për të verbër./rajonipress/