Rahimaj mbledh kabinetin e tij dhe flasin për progresin e kontratave në teren

Kamenicë – Ky takim ka pasur për qëllim prezantimin e progresit të secilës kontratë si dhe atë se si do të vazhdohet puna në secilën prej tyre në terren.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj kanë mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët komunal të të gjithë sektorëve si dhe me të gjithë menaxherët e kontratave aktive.
Ky takim ka pasur për qëllim prezantimin e progresit të secilës kontratë si dhe atë se si do të vazhdohet puna në secilën prej tyre në terren.
Këto janë takime të rregullta të cilat sigurojnë mbarëvajtje të punimeve në terren si dhe përmbushje të kërkesave të të gjitha institucioneve publike në Komunën e Kamenicës./rajonipress/