Fundamenti

Manipuluesit e OPOZITËS!

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Shkruan :Riad Rashiti- Mohimi i vazhdueshëm nga ana opozitës (LDK-së dhe VV-së) për të arriturat dhe zhvillimet pozitive në shumë aspekte të Komunës së Gjilanit, ka kaluar në një demagogji të madhe që ata ia paraqesin opinionit të gjerë në Komunë dhe regjion.

Demagogjitë po servohen pa reshtur dhe janë bërë të padurueshme për secilin qytetarë, ndërsa më e madhja është bërë në një debat të organizuar nga ana e Vetëvendosjes më datën 14 maj, ku janë paraqitur kinse disa tregues, konstatime dhe vlerësime “profesionale” nga tryeza e organizuar nga nënkomiteti për ekonomi i kësaj lëvizje.

Sot, opozita me çdo kusht dëshiron t’a manipuloj dhe gënjej keq e më keq opinionin e Komunës me shifra spekulative dhe trilluese për gjendjen e përgjithshme ekonomik e sociale në Gjilan, dhe përveç që shihet qartë se ka jo-profesionalizëm, ka edhe manipulues të ndryshëm, ku shihet që janë edhe të paskrupullt në vlerësimet dhe konstatimet e tyre, kjo është vërtet shqetësuese (por jo për pushtetin por për qytetarin e rëndomtë), sepse në çdo shtet demokratik opozita angazhohet dhe kontribuon për ndërtimin e shtetit të tyre dhe bëhet shpresëdhënëse për qytetarët e saj, ndërsa tek ne po ndodhë e kundërta e kësaj, ku pushteti edhe pas gati 5 viteve në qeverisje po bëhet edhe më shpresëdhënës për qytetarin ndërsa opozita po bëhet edhe më trishtuese për qytetarin (shembull është rasti i zgjedhjeve në Ferizaj, ku së shpejti edhe në Kaqanik do të ndodhë e njëjta gjë e mos edhe më keq për opozitën).

Gënjeshtra më e madhe e bërë në opinion nga opozita, është kur thuhet se Komuna nuk ofron lehtësime për bizneset edhe konstatohet se ka rritje të ngarkesave për bizneset, e ku botërisht dihet se në vitin 2011 Gjilani është vlerësuar nga USAID-i si komuna e para në Kosovë që ka krijuar klimën më të favorshme për të bërë biznes.
Komuna e Gjilanit ka eliminuar të gjitha pengesat administrative për të bërë biznes dhe ka liruar plotësisht nga taksat komunale të gjitha bizneset prodhuese, gjithashtu për të gjitha bizneset e reja që themelohen për tre vitet e para janë të liruara nga taksat Komunale, ne jemi duke ofruar kushte të veqanta për bizneset që nuk kanë hapësira për të ushtruar veprimtarin e tyre, ofrojmë këshillime falas etj.

Vetëm në katër mujorin e këtij viti janë regjistruar 237 biznese dhe janë punësuar në këto biznese 391 punëtor, ndërsa janë ç’regjistruar për arsye të ndryshme 27 biznese. Gjilani është komuna e parë në Kosovë që është duke nxitur investime disa milionëshe përmes Partneritetit Publiko Privat si modeli më i aplikuar në shtetet e zhvilluara për të joshur investimet në Infrastrukturë, shërbime, arsim, shëndetësi dhe në shumë sektorë tjerë.

Përmes realizimit të vetëm dy projekteve me PPP Komuna e Gjilanit përfiton drejtpërdrejt rreth 1.5 milion euro të cilat mjete do të investohen në projekte të rëndësishme, punësohen qindra punëtorë për dy vitet e ardhshme, krijohen të hyra të konsiderueshme vetanake për Komunën.

Komuna e Gjilanit është njëra ndër komunat e para që ka themeluar Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, sepse prioritet i saj është zhvillimi i gjithëmbarshëm lokal. Ne sot kemi filluar t’i realizojmë disa projekte shumë të rëndësishme për Komunën: a) krijimi i bazës së të dhënave për të gjitha bizneset në Komunë, b) themelimi i zyrës për diasporën, c) njësia e Partneritetit Publiko-Privat, d)qendra për biznes, e)fuqizimi i rolit të inkubatorit për biznes, f) krijimi i zonave ekonomike, g)projektin për mbështetjen e investimeve nga bizneset, etj.

Vetëm këtë vit Gjilani ka marrë dy çmime nga USAID-i në vlerë prej 60 mijë dollarë; 1) si Komuna më e mirë për inkasim të të hyrave vetanake, dhe 2) si komuna më e mirë për transparencë të punës së Kuvendit Komunal në Gjilan.

Mobi Casa

Ka edhe shumë vlerësime dhe çmime tjera që Komuna e Gjilanit i ka marrur për punën e mirë dhe me angazhimin e lartë të të gjithë zyrtarëve në Institucionet e Komunës.
Është vlerësuar si Komuna në vendin e parë që e shfrytëzon Teknologjinë Informative në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, është vlerësuar po ashtu si e parë për punën që e bënë arhivi i Komunës, Ambientin më të pastër në Kosovë që po ashtu ka marrur çmim nga USAID-i, por ka edhe shumë vlerësime tjera pozitive nga mekanizma ndërkombëtar por edhe nga Ministritë e ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si mund të quhet ndryshe pos manipulim i opinionit nga opozita, kur vlerëson se komuna e Gjilanit ndan shuma simbolike për sektorin e bujqësisë, e ku vetëm në vitin 2011 janë investuar mbi 1.2 milion euro në bujqësi nga buxheti Komunal, Ministria e Bujqësisë dhe Komisioni

Europian përmes projekteve të ndryshme.

Komuna e Gjilanit më datën 23 maj 2012 do të nënshkruaj kontratë për 1.5 milion investime të huaja nga Austria në KRM Higjiena.

Edhe ne pajtohemi se mungojnë investimet e huaja në Kosovë, por si mund të priten që të vijnë investitorët e huajë në Kosovë kur çështja e veriut është ende e pazgjidhur dhe digjen pikat kufitare, kur nga Vetëvendosja rrotullohen transportues me mallra të ndryshëm, kur nga Vetëvendosja synohet mbyllja e kufijve shtetëror, kur sulmohen institucionet shtetërore, e me këso veprimesh nuk krijohet ambient i mirë për investime të huaja.

Por çfarë mund të thuhet për vlerësimin nga Kurteshi se Komunës së Gjilanit i janë zvogëluar resurset natyrore në procesin e decentralizimit, e që kur ato resurse kurdo edhe mund të shfrytëzohen sepse janë aty ku kanë qenë nuk kanë lëvizur askund, por le të ofrojë Kurteshi ide dhe projekte për shfrytëzimin e këtyre resurseve, sepse Vetëvendosja “paska” komitete e nënkomitete për ekonomi, le t’ia bëjnë qytetarit të Gjilanit ofertën më të mirë për zhvillim ekonomik të Komunës e që besa ndoshta edhe mua do të më kishin lëvizur mendimin politik. Por me sa njihet personaliteti i zotit Kurteshi, ai nuk lejon ofrimin e kuadrove afër rrethit të tij për të dhënë kontributin e tyre, sepse i mban sa më larg resurset njerëzore të Komunës sepse është natyre e personalitetit dhe intelektualitetit të tij.

Mos të harrojmë se qytetari i Gjilanit shumë herë radhazi (13 vite) ia ka treguar secilit “politikanë” se ku e ka vendin edhe pse ndonjëherë një pjesë e qytetarëve është manipuluar, mashtruar e gënjyer nga ata. Por sigurisht vlerësimi për këta “politikanë” do të jetë meritor kur të vjen koha, andaj VV-ja siç po shihet nuk po i kërkon dhe nuk po i dëshiron zgjedhjet./rajonipress/