ARKATANA

Manaj aludon për një largim të mundshëm nga Sivasspori: Nuk e di të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E ardhmja e Rey Manajt ende nuk është e konfirmuar përkundër se javë më parë tha se do të qëndroj te Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit fantastik me klubin turk dhe nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij.

Pas ndeshjes së parë në kampionat, ku Sivasspori u përball me Trabzonsporin, Manaj është pyetur sërish rreth të ardhmes së tij.

Manaj fillimisht foli për lojën duke thënë se barazimi me Trabzonin ishte i drejtë duke parë atë çfarë dhanë dy skuadrat në fushë.

Mobi Casa

“Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë, kishim 7-8 raste shënimi. Trabzonspori është një ekip i madh. Ata luajnë gjithmonë për kreun e kampionatit. Ne e respektuam shumë kundërshtarin dhe e mbyllëm me një barazim 0-0. Ishte një rezultat i drejtë dhe tani të shohim për ndeshjen e radhës”.

Tutje sulmuesi shqiptar u pyet edhe për të ardhmen e tij, duke ngjallur spekulimet për një largim të mundshëm.

“Jam takuar me klubin për procesin e transferimeve. Gjërat janë ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të qëndroj apo nëse do të largohem”.

“Mua më pëlqen shumë Sivas, më kanë trajtuar gjithmonë mirë këtu. Nëse është e mundur për mua të vazhdoj, padyshim që do ta bëj këtë”, deklaroi Manaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.