Hidromorava

Maliqi: Si u harruan banorët e brezit kufitarë nga kjo qeveri komunale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Asnjë investim i bërë për t’ia lehtësuar apo rregulluar jetën banorëve të brezit kufitarë përpos atyre të këqijave. Sllubica e Stublina janë harruar totalisht nga kjo qeverisje e pa vizion dhe e pa interesuar të ndihmojë dhe përkrah brezin kufitar thotë Latif Maliqi asambleist nga LDK-ja.

Maliqi si shembull merr fshatin Stublinë ku sipas tij në vend që në Stublinë të investohet në bujqësi prej të cilës edhe mbijetojnë banorët e kësaj ane, këtu u bartë varreza e kafshëve të sëmura për ta kontaminuar këtë bukuri natyrore.

“Në vend që të investohet në infrastrukturë që këta banorë të pakët të kenë qasje sa ma të lehtë dhe lidhje me banorët e tjerë këta banorë janë të harruar” tha Maliqi për rajonipress.

FIDANISHTJA

“Më ka rastis ta përcjelli dëgjimin publik të organizuar nga DBF ku banorët e Sllubicës kërkojnë qe disa vite rregullimin e rrugës nga Pogragja deri në Sllubicë, e jo që investohet aty, por banorët organizohen dhe e mirëmbajnë vetë. Në këtë anë asnjëherë nuk është menduar të investohet në turizëm malorë apo në krijimin e hapësirave sportive për t`i joshur të rinjtë që ta vizitojnë dhe të kenë ku të argëtohen apo tërheqjen e investitorëve si në investimin e energjisë solare” shtoi Maliqi.

Sipas Maliqit kjo qeverisje lokale në mungesë të ideve për të investuar në brezin kufitarë, që e lidhë Pogragjën me Dobrosinin, e ka kthyer në një zonë të kontaminuar dhe pa perspektivë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.