FIDANISHTJA

Xhelili: Kuvendi Komunal i Gjilanit duhet të zhbllokohet urgjentisht

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, për disa muaj, është i bllokuar. Gjilani është bllokuar për shumë vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve. Vetëm mendojeni mbylljen e Shoqatës së të Verbërve dhe Handikos-it, si rezultat i mungesës së alokimit të mjeteve financiare, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, nga asnjë qeverisje e mëhershme lokale. Kjo është çështja më e ndjeshme, pa e llogaritur zvarritjen me pasoja afatgjate, të çdo investimi kapital e projekti madhor për Gjilanin, qoftë edhe me përkrahjen e Qeverisë Kurti 2 ka shkruar Selver Xhelili nga PDK-ja.

Postimi i plotw:

Bllokimi i Kuvendit Komunal është humbje e madhe për qytetarët e Gjilanit, jo për subjektet partiake, as për Kryetarin e Komunës. Duhet me shpejtësi të veprohet e të zhbllokohet Kuvendi Komunal, për hir të qytetarëve të Gjilanit.

Nuk guxon të ndodhë humbja e buxhetit për investimet kapitale për Gjilanin e kalimi në regjionet e tjera. Duhet të lihen anash inatet e ndërskamcat politike e partiake. Vetëm për interesin e qytetarëve, duhet të tejkalohet kjo gjendje e rënduar politike, sociale, ekonomike. Shihni se si është katandisur Gjilani, ka stagnuar në çdo zhvillim. Ka shumë probleme të akumuluara. Projektet e mëdha kanë mbetur me vjet pa u realizuar. Vetëm kujtojeni Stadiumin e qytetit, se është pezulluar për aq shumë vjet.

Mobi Casa

Edhe opozita duhet të reflektojë. PDK-ja ka vullnet politik për të ndihmuar në këtë proces, por nuk është përgjegjësia e saj. Përgjegjësia kryesore dhe e vetme mbetet mbi Kryetarin e Komunës së Gjilanit. PDK-ja e bën këtë për hir të qytetarëve të Gjilanit. Del përtej interesit partiak, në të mirë të Gjilanit e Kosovës. Kështu ka vepruar gjithmonë dhe kështu do të veprojë.

Qytetarët e Gjilanit e dinë që Kryetari i Komunës ka ngërç politik. Ka shpërfillje totale ndaj bllokimit të Kuvendit Komunal. Është kryetar jotransparent. E dëshiron mbylljen dhe mungesën e kritikës konstruktive.

Ai duhet të bëjë nisma që të zhbllokohet Kuvendi Komunal. Duhet të gjejë forma të komunikimit demokratik me opozitën e të bëhet funksional Kuvendi Komunal. Opozita nuk po kërkon diçka të pamundshme, por vetëm diçka parimore e tejet demokratike: transparencën para qytetarëve të Gjilanit.

PDK-ja është e interesuar që kjo qeverisje lokale ta çojë mandatin deri në fund, ashtu siç ia kanë besuar qytetarët e Gjilanit, dhe po përgatitet me plan program e ekip të mbarë, që ta zhvillojë Gjilanin. PDK-ja në vitin 2025, do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet lokale, nga besimi në rritje i qytetarëve dhe me interesin e vetëm: Gjilanin dhe qytetarët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.