RCCOLA

Maliqi: Ky do të jetë problemi pas zgjedhjeve në Veri

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqi dhe Zubin Potokut dhe për kuvende komunale të Zveçanit e Leposaviqit. Në një intervistë për Gazetën Express, analisti Shkëlzen Maliqi ka folur për bojkotin e Listës Serbe, gjetjen e një zgjidhje politike, validitetin e zgjedhjeve dhe takimin e Vuçiqit me serbët në Rashkë.

Gazeta Express

Publicisti Shkëlzen Maliqi vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në katër komunat verior e do të jenë legjitime pavarësisht se ekziston rreziku që përqindja e daljes në zgjedhje do të jetë e ulët.

Ai thotë se pas zgjedhjeve do të ketë kryetarë komunash e kuvende që nuk e përfaqësojnë shumicën e popullsisë.

“Në këtë rast do të kemi kuvende dhe kryetar komunash që nuk përfaqësojnë shumicën dërmuese të popullsisë. Kjo do të jetë problem, i cili duhet të adresohen politikisht, gjatë vazhdimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit” ka theksuar Maliqi.

Ai ka komentuar takimin e Vuçiqit me Listën Serbe në Rashkë. Sipas tij, me këtë takim, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “e ka shfrytëzuar rastin që të mbajë edhe pak iluzionin se është duke punuar për të mirën e komunitetit serb në Kosovë, mirëpo realisht ai ka përçuar mesazhin se me marrëveshjen e Ohrit ky komunitet duhet të përgaditet të integrohet në institucionet e Kosovës”.

Maliqi ka folur edhe për incidentet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Veri.

“Nuk janë incidente por presion kriminal ndaj qytetarëve që e kanë kuptuar realitetin dhe e kanë interes jetësor, nëse duan të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, të inkuadrohen në institucionet demokratike të Kosovës. Djegja e makinave, atentatet ndaj liderëve politikë dhe ekonomikë, janë veprime mafioze që do të duhej të çrrënjosen sa më parë.

Nga hetimet që janë bërë prej kohësh në vetë Serbi, të vërtetuara edhe nga burimet e inteligjencave ndërkoimbëtare, dihet fare mirë se Veriu i Kosovës prej kohësh është bërë bastion i krimit të organizuar që e ka dëmtuar për shumë miliarda euro edhe vetë Serbinë“, ka thënë ai.

Gazeta Express: Sipas jush, pse Lista Serbe nuk aplikoi për certifikim në KQZ pasi në Ohër Kurti dhe Vuçiq u dakorduan për asociacionin, që ishte kusht i tyre për të marrë pjesë në zgjedhje?

Uji Dea

Maliqi: Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse prej kohësh e ka vënë si kusht të parë dhe të domosdoshëm krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë të popullsisë serbe. Beogradi zyrtar e imponon këtë logjikë shantazhi jo vetëm që të sigurohet paraprakisht instrumenti kryesor për vetëqeverisje apo vetëmenaxhim, apo një lloj autonomie për serbët e Kosovës, por edhe për të fituar në kohë dhe zhagitur procesin që objektivisht mund ta dobësoj pushtetin e Aleksadar Vuçiqit në Serbi.

Gazeta Express: A parashikoni incidente të dielën?

Maliqi: Incidentet janë të mundshme, sepse ka forca vepruese në terren që janë kundër arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe specifikisht kundër propozimit dhe marrëveshjes aktuale që bazohet në projektin e BE, me sponsor Parisin dhe Berlinin. Por, për dalim nga fazat më të hershme të krizave që ngritnin tensione dhe frikë nga shpërthimet e mundshme me rebelim dhe përleshje të armsatosur, në këtë moment nuk ka simptome për skenare të kësaj natyre. Duket sikur forcat e ngarkuara me mbrojtjen e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë dhe rajon janë të qeta, po mendoj KFOR-i, por edhe instancat tjera që e kanë në mbikëqyrje Kosovoën dhe Sebinë. Nga ana tjetër, është evidente se po punohet për arritjen e zgjidhjes politike, dinamike e së cilës nuk është ndërprerë. Takimi i radhës i dy palëve është caktuar për 2 maj.

Gazeta Express: A do të jenë valide zgjedhjet në rast se qytetarët serbë nuk dalin në zgjedhje, anipse nuk ekziston një prag për t’u shpallur ato të (pa)vlefshme?

Maliqi: Zgjedhjet, nëse mbahen sipas rregullave dhe pa incidente do të janë të vlefshme nëse të tilla i shpall KQZ-ja, por duhet parë nëse do të ketë pjesëmarje të mjaftueshme të serbëve, atyre që nuk janë dakord me bojkotin. Supozimi është se nuk do të ketë mjaftueshën, e ndoshta edhe fare, vota të serbëve. Në këtë rast do të kemi kuvende dhe kryetar komunash që nuk përfaqësojnë shumicën dërmuese të popullsisë. Kjo do të jetë problem, i cili duhet të adresohen politikisht, gjatë vazhdimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Gazeta Express: Çfarë ndikimi ka takimi i Vuçiq me Listën Serbe në Rashkë?

Maliqi: Në Rashkë Vuçiqi u ka shkuar në këmbë serbëve nga Veriu i Kosovës, kinse për t’i dëgjuar çka thonë dhe kërkojnë ata, por në të vërtetë kjo ka qenë forma e zakonshme e koordinimit mes pushtetit serb dhe të vartësve tek komuniteti serb. Besoj se Vuçiqi e ka shfrytëzu rastin që të mbajë edhe pak iluzionin se është duke punuar për të mirën e komunitetit serb në Kosovë, mirëpo realisht ai ka përçuar mesazhin se me marrëveshjen e Ohrit ky komunitet duhet të përgaditet të integrohet në institucionet e Kosovës.

Gazeta Express: Si i shihni incidentet që kanë ndodhur në veri- djegia e veturave dhe sulmi ndaj policisë?

Maliqi: Nuk janë incidente por presion kriminal ndaj qytetarëve që e kanë kuptuar realitetin dhe e kanë interes jetësor, nëse duan të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, të inkuadrohen në institucionet demokratike të Kosovës. Djegja e makinave, atentatet ndaj liderëve politikë dhe ekonomikë, janë veprime mafioze që do të duhej të çrrënjosen sa më parë. Nga hetimet që janë bërë prej kohësh në vetë Serbi, të vërtetuara edhe nga burimet e inteligjencave ndërkoimbëtare, dihet fare mirë se Veriu i Kosovës prej kohësh është bërë bastion i krimit të organizuar që e ka dëmtuar për shumë miliarda euro edhe vetë Serbinë.