Uji Dea

Ahmeti: Për veriun, Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, me Brukselin dhe Uashingtonin për t’i tejkaluar tensionet në veriun e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ai në RTK Prime tha se Kosova e ka të vështirë dialogimin me Serbinë, por nuk ka alternativë tjetër.

“Ne mendojë që edhe sot do të ishim në luftë pa ndihmën e NATO-s, pa intervenim të NATO-s pa përcaktim të fortë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe të aleatëve të saj që intervenuan dhe i dolën në ndihmë popullit të Kosovës, ndryshe Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot”, deklaroi Ahmeti.

FIDANISHTJA

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thotë se gjatë luftës Serbia ka qenë shumë herë më e fortë se ushtarët e lirisë, por lufta edhe pse e larë me gjak është fituar me ndihmën e aleatëve.

“Duke i pasur parasysh këto gjëra, Kosova duhet të jetë në komunikim dhe bashkëpunim me Brukselin, me Uashingtonin , me NATO-n…E kuptoj që Kosova nuk e ka të lehtë, sepse ende ka të pa zgjedhur çështjen e të pa gjeturve, por nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut për të ecur përpara”, deklaroi Ahmeti i BDI-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.