UBT

Lojtari i Vitit 2024 në Shqipëri shpallet Berat Gjimshiti

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Berat Gjimshiti është shpallur lojtari i vitit te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.

Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e futbollit të hënën mbrëma, mbrojtësit të Atalantas i takoi çmimi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Përzgjedhja e lojtarit më të mirë të kombëtares u bë nga votat e lojtarëve të Shqipërisë. Çmimin e pranoi nëna e kapitenit Gjimshiti nga selektori Sylvinho.

UBT

Ndërkohë Ylber Ramadanit i ka takuar çmimi “Zemër Kuq e Zi”. Ky çmim i është ndarë mesfushorit të Lecces, Ramadanit, nga stafi teknik i Kombëtares së Shqipërisë për pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.

Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit 2024 në kampionatin shqiptar i ka takuar sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj.

Balaj e fitoi çmimin “Topi i Artë” pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.