GRANDEMALL

PDK: Loja e ndytë e Alban Hysenit dhe Urbanizmit rreth objektit të BIK në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prandaj, ky kryetar komune është mirë të ikë sa më parë nga udhëheqja e stërkequr e Gjilanit dhe t’i hap rrugë zgjedhjeve lokale bashkë me ato nacionale të datës 9 shkurt 2025.

Reagimi i plotë:

Lojërat e ndyta të Alban Hysenit filluan duke tentuar që para Bashkësisë Islame t’a paraqiste PDK pengesë për ndërtimin e objektit tyre, saqë nënkryetares së komunës (sa ishte ende në PDK) znj.Bunjaku i kishte kërkuar që të pres në takim kryetarin e Bashkësisë Islame z.Naim Aliun për t’ia dorëzuar vendimin e datës 8 prill 2022 (shih kopjen e vendimit të urbanizmit) për pezullimin e lejes ndërtimore të objektit që kishte nisur së ndërtuari.

Ky veprim i pamatur i saj, kishte krijuar një situatë tejet të rëndë dhe të pakëndshme me kryetarin e BI, sepse një ditë më parë ne si PDK i patëm dhënë përkrahjen kryetarit të Bashkësisë Islame për ndërtimin e këtij objekti.

Pak ditë më vonë, Drejtoria e Inspeksionit me urdhër të kryetarit të komunës së Gjilanit, ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve në objekt (shih kopjen e vendimit).

Më 23 Shtator 2022 Gjykata e Apelit Prishtinë nxjerrë aktvendim duke i dhënë të drejtë ankesës së Bashkësisë Islame, kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë. Dhe pastaj ka vazhduar ndërtimi i objektit sipas lejes ndërtimore.

Fundamenti

Ndërsa Drejtoria e Urbanizmit dhe drejtori i përgjumur dhe tendencioz ndaj këtij rasti, tek pas 6 muajsh, më datë 08 mars 2023 nxjerr vendim për shtyrjen e vendimit të saj, të datës 08 prill 2022 për pezullimin e lejes ndërtimore.

Por loja e ndytë e Alban Hysenit vazhdon ende edhe sot, duke sjellë propozimin e tij (në mesin e 16 vendimeve “të paligjshme”) në Kuvendin Komunal që ka të bëjë tani për anulimin e vendimit të kohës së qeverisjes së LDK-së për revidimin e pjesshëm të planit rregullues që kishte të bënte për objektin e ri të Bashkësisë Islame.

Në anën tjetër e akuzon PDK se nuk po ia voton kërkesën e tij, e që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë. (Shih kopjen e kërkesës dhe vendimit).

Kryetari i komunës në asnjë rast të vetëm deri tani nuk ia ka qëlluar, asnjë proces gjygjësor komuna e Gjilanit nuk e ka fituar karshi palëve kontestuese. Mjerimi institucional në Gjilan si pasojë e një kryetar kinse jurist me profesion, por realisht po del që profesioni tij të jetë një mashtrues e manipulues.

Në prapaskenë të këtyre lojërave të tij, kishte ndërhyrë edhe ministri Aliu dhe personalisht kryeministri i Kosovës z.Kurti, për këtë rast pas intervenimit të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës z.Tërnava, për t’i ndalur lojërat e ndyta të Alban Hysenit.

Prandaj, ky kryetar komune është mirë të ikë sa më parë nga udhëheqja e stërkequr e Gjilanit dhe t’i hap rrugë zgjedhjeve lokale bashkë me ato nacionale të datës 9 shkurt 2025./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.