Eko Higjiena

Hyseni: Lagjja “Dheu i Bardhë”, po transformohet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në lagjen Dheu i Bardhë për asfaltimin e rrugës.

I pari i Gjilanit, tha se lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet.
“Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha Alban Hyseni.

Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, theksoi se po punojnë me intensitet të lartë dhe projektin do ta përfundojnë me të njëjtin ritëm.
“Po zgjidhim edhe problemin e ujërave të shiut me kanalizim të ri atmosferik. Rruga është transformim për banorët, më e sigurt, më funksionale dhe më urbane”, tha Hyseni. /rajonipress/