HW

LIZA-R filloi kampanjën vetëdijësuese për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ujmir Krasniqi Kryetar i Organizatës LIZA-R, së bashku me anëtar të Organizatës përgjatë këtij muaji kanë filluar kampanjën vetëdijësuese për Mirëqenien e Punëtorëve në sektorin privat.

Krasniqi tha se në sektorin privat sa i përket të drejtave të punëtorëve gjendja është shqetësuese dhe ne si organizatë po avokojmë në ngritjen e vetëdijes që bizneset private të punojnë sa më institucionalisht në zbatimin e ligjit të punës nga ana e tyre.

Ne jemi organizata LIZA-R, nga rajoni i Gjilanit ku së fundmi kemi filluar një kampanjë që të promovojmë të ligjit të punës tek bizneset e sektorit privat. Ideja e gjithë kësaj kampanje është që punëtorët dhe punëdhënësit t’i dinë të drejtat e tyre dhe obligimet të cilat i parasheh ligji. Në kuadër të kësaj fushate janë të përfshira këto komuna, Kamenica, Vitia dhe Gjilani.

Gjatë këtij muaji që do të vazhdoj edhe muajin e ardhshëm kemi zhvilluar aktivitete me biznese në shumë lokale, kemi biseduar me pronarë, kemi bërë shpërndarjen e broshurave me informata, ku përfshihet punëtori, të drejtat e tyre, kontrata e punës, siguria, shëndeti e pushimi e kushtet tjera.

United Hospital

Më herët nuk ka pasur Organizime të tilla të kampanjave dhe kjo mendojë se është njëri ndër faktorët që ka ndikuar më së shumti në ikjen e të rinjëve, thotë Krasniqi.

Ndër të tjera Ujmir Krasniqi si Kryetar i Organizatës “LIZA-R” shtoi se gjatë muajit Qershor që përveç Kampanjës që do të vazhdojë do të bëhet edhe Organizimi i 3 Tryezave të cilat do të mbahen në tri Komunat e lartcekura atë të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë me Bizneset e sektorit privat, grupeve të margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Përfaqësues të institucioneve Komunale, Odave Ekonomike ku do të bisedohet për këtë problematik dhe hapat që duhet t`i ndërmarrim sikurse Organizatat, Bizneset, institucionet Komunale dhe ato Qendrore që të ndalojmë këtë trend të ikjes së të rinjëve.

Ky aktivitet realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Së bashku për mirëqenien e punëtorëve të sektorit privat!”.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Organizatës “LIZA-R” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.