Letra e bardhë (prozë poetike)
Nga Ramadan Mehmeti
Ky vend ka gurë e nuk ka tokë.
Ku të kultivohen të lashtat e ushqimeve primare?
Madje, ky vend ka dhoma të tmerrshme ku mbyllen kundërshtarët e rivalët. Ka një arbitër, dy e tre… ku bëhet lojë, si për të mashtruar diellin të mos përplas rrezet këtej.
Por, vallë, mashtrohet universi?
Nuk mashtrohet dot Letra e Bardhë.
Kot, trillohet se hidhet diçka në të. Secila pore e jetës rënkon për një faqe tekst. Malli është akoma dhe më i madh. Përvëlon dejt e gurit.
Edhe rrënjët e shelgut e flokët e mbetur telave me gjemba.
Nuk i shihni, cilët janë flamujt e lirisë që nuk erdhi për ne?…


