Uji Dea

“Legjenda e Rozafës” në Vjenë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Një botë përplot legjenda e mite. Gurët janë shfrytëzuar për të shpalosur nëpërmjet tyre histori shqiptare.

Legjenda e Rozafës, Doruntinës, grave krenare të Malësisë së Hasit, janë ato që përplasen mes veti në kujtimet e një artisti që nuk jeton në trojet shqiptare. Të gjitha përbëjnë konceptin e ekspozitës së radhës, që do të hapë në kryeqytetin austriak skulptori nga Kosova, Destan Gashi. Njëzet skulptura prej mermeri, të përthekuara nën titullin “Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur”, do të ekspozohen në galerinë “Artefakt” në Vjenë.

Legjendat e mitet shqiptare, të cilat Gashi i ka ruajtur në kujtesë, do të shpalosen para publikut vjenez, më 21 të këtij muaji. Sipas Gashit, në ekspozitën që do të hapet në njërën nga galeritë më të njohura të Vjenës, do të ketë të ftuar përfaqësues të popullit shqiptar.

“Në ceremoninë e hapjes do të flasin, profesori Johann Günther; ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Sabri Kiçmari”, – ka shpjeguar Gashi per GSH. Duke zbërthyer konceptin e ekspozitës, Gashi ka folur për disa nga skulpturat që do të prezantohen sefte.

Eco Higjiena

E ka nisur rrëfimin me “Legjendën e Rozafës”, skulpturë e realizuar me mermer nga Karrara. “Kjo skulpturë me mermer nga Karrara mishëron të porsalindurin në gjirin e Rozafës. Sipas legjendës, gruaja e re, Rozafa, u muros e gjallë në muret e kështjellës së Shkodrës në Shqipërinë e veriut, sepse, meqë ngrehina rrëzohej vazhdimisht gjatë ndërtimit, duhej të flijohej një njeri”, – ka shpjeguar Gashi.

Tetëmbëdhjetë skulptura të tjera që do të prezantohen në “Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur”, ruajnë linjën që Gashi i qëndron besnik me vite. “Duke i qëndruar besnik traditës së skulpturës në gur, skulpturat e tjera të ekspozitës i kushtohen pothuaj me obsesion temës së aktit femëror.

Skulptori Destan Gashi ka prejardhje nga Rahoveci. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë më 1978-ën dhe më vonë ka vazhduar studimet në degën e skulpturës. Prej vitit 1987 jeton dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë. Gjatë studimeve ka marrë disa çmime e dekorata nga qyteti i Brukselit. Prej vitit 1985 ai ka Çdo skulpturë përfaqëson një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit”, – ka shpjeguar ai. Spasur ekspozita të shumta në galeri, kala, kopshte e muze nëpër Austri dhe shtete të tjera. Shumë vepra të Gashit ndodhen nëpër koleksione private në Belgjikë, Holandë, Itali, Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë dhe Gjermani. /Indeksonline/