Eko Higjiena

Le Monde: Kosova, kazan mbeturinash në mes të Evropës

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Uji i ndotur, makinat e rrënuara, rrugët e ndotura me plehra për shkak të mungesës së një sistemi të pastrimit, Kosova merr kahun e një kazani mbeturinash në mes të Evropës, shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

Mund të themi së është anekdotike. Por, është shumë interesante kur ndjekim Luigj Imerin në thellësitë shqetësuese të centralit termoelektrik Kosova B. Ai mban një cigare në dorë. Drejtori nuk mërzitet për shenjat që ndalojnë pirjen e duhanit. Luigji ecën me plot siguri drejt dhomës së kontrollit, e ndërtuar nga “Alstom”, kalon para gjeneratorëve, ecën përgjatë korridoreve dhe mbërrin në zyrën ku muret lëshojnë ende tymin e ftohtë të duhanit. Ne mund të themi se kjo nuk do të thotë asgjë, por ky drejtor udhëheq me mjeshtëri 624 punonjës në këtë vend të lartë të ekonomisë kombëtare. Por, mund të interpretojmë këtë shembull në mënyrën më simbolike: si një përbuzje për çështjet e mjedisit në Kosovë.

Kostoja vjetore e ndotjes është vlerësuar nga Banka Botërore në rreth 221 milionë euro. Ajo shkakton çdo vit mesatarisht 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrime në spital. Në këtë situatë katastrofike, pesha e dy centraleva termoelektrike kombëtare është e rëndë, transmeton Albinfo.

Obiliqi ka 21.000 banorë. Qyteti gjendet rreth centraleve Kosova A dhe Kosovës B dhe ndodhet shtatë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, drejtoresha Atifete Shulemaja, 53-vjeçare, lexon në ekranin e kompjuterit të saj: “Që nga 1 shkurti ajo tashmë ka regjistruar dy raste …” Dy kancere të mushkërive. Në vitin 2012, ajo ka identifikuar 20 sëmundje të tilla si dhe 54 sëmundje të zemrës, një të veshkave, si dhe 57 raste të personave me probleme të frymëmarrjes.

Në një anë janë shifrat, dhe në tjetrën është realiteti i menjëhershëm për vizitorët. Ju gjendeni në një rrugë. Një shtresë e hirit mbulon makinat e parkuara prej një kohe të gjatë. Fyti juaj fillon të kruhet dhe të shtrëngohet duke vështirësuar frymëmarrjen tuaj. Centralet termoelektrike të tymosura japin përshtypjen se do të rrëzohen, duke kërcënuar oxhaqet e shtëpive rreth e çark. “Do duhej të zhvendosim krejtësisht popullatën nga kjo zonë”, thotë doktoresha. Ne e njohim rrezikun prej vitesh, prandaj edhe ka pasur protesta, por kjo është sikur të flisnim me një mur”. Në këtë rast, muri është KEK-u, Korporata Energjetike e Kosovës, një kompani publike. Pra, duhet t’i drejtohemi qeverisë si dhe Bashkimit Evropian.

Në Kosovë, me gjithë fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë në shtator të vitit 2012, shumë pak është bërë pa ndihmën e jashtme. Kjo fatkeqësi ekologjike është historia e një rrëmuje monumentale, për të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë pjesërisht përgjegjëse. Një rrëmujë që mund të përmblidhet si më poshtë: Katërmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, energjia elektrike vazhdon të mos funksionojë si duhet në Kosovë. Si duhet do të thotë pa asnjë importim të jashtëm, pa ndërprerje të elektricitetit, pa vjedhje, pa borxhe me qindra miliona euro, pa sipërfaqe të tmerrshme për shëndetin publik.

Pranë qendrës Kosova A fshati Dardhishtë ka vetëm 1700 banorë, ndryshe tri herë më pak sesa ishin tridhjetë vjet më parë. Aty gjendet ende një shkollë si dhe një larëse shtëpiake për makinat. Gjithashtu, mund të shohim një udhë hekurudhore e braktisur. Burim Gërguri, nënkryetar i Komunës, del nga shtëpia e tij. Ai është 30 vjeç. Ka lindur këtu, sikurse gjithë familja e tij, në këtë kazan ku konsumohet ngufatja. “Normalisht, do duhej që të gjithë ne të zhvendosemi. Por, më në fund është vendosur se mjaftonte të mbulohet vetëm vendi i deponisë. Pra, ne jemi të sakrifikuar. “Deponia është një sipërfaqe e madhe e rrethuar me kodra në dalje të fshatit, ku janë shkarkuar 40 milionë tonë të hirit. Sepse dy centralet funksionojnë falë linjit, një thëngjill që vlerësohet se ka 15 miliardë tonelata rezervë.

RCCOLA

Burim Gërguri drejton gishtin akuzues te termocentrali Kosova A si dhe te stacioni i shkarkimit. “Ne jemi në një sanduiç. Fshati ynë është ndoshta më i ndoturi në Evropë. Nuk mund të përdorim tokën për shkak të filtrimit në ujërat nëntokësore ose në lumenj.”Fenoli, një substancë shumë toksike si dhe shumë produkte kimike të tjera, duke përfshirë mijëra metra kub, kanë kohë që janë ruajtur pa asnjë kujdes, kanë asgjësuar dheun. Ndërsa ajri është bërë i padurueshme, sidomos në dimër kur nevoja për energji është në rritje. Xhaxhai i Burim Gergurit ka vdekur nga kanceri i mushkërive në vitin 2004, në moshën 53-vjeçare.

Një fshatar vetëm sa kishte marrë lajmin se vuante nga kanceri i fytit. Po përse fshatarët nuk e braktisin këtë tokë? “Ne jemi një familje tradicionale. Jetojmë nga bujqësia dhe nga tokat tona. Ne nuk duam të jetojmë të ngujuar në banesa të Prishtinës”.

KEK-u thekson progreset e arritura. “Është e rrezikshme të jetosh në afërsi të centraleve, por ishte edhe më e rrezikshme gjashtë muaj më parë”, thotë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala. Ne kemi ndryshuar krejtësisht, historia jonë është një sukses tani. Kemi investuar 50 milionë euro për dy vjet në favor të mjedisit. Problemi kryesor është hiri dhe jo emetimet. Vendi ku shkarkohen produktet, i cili gjendet pranë Dardhishtës është i mbuluar 80%, thotë kompania. Vendi tjetër shkarkues, i cili gjendet pranë Kosova B, nuk ndot, sepse hiri është i përzier me ujë, pastaj i evakuuar në minierat e harxhuara.

Mbetet çështja kryesore e filtrave për të reduktuar emetimet e oxhaqeve. “Për të qenë në standardet e BE-së duhet të tregojmë më pak se 50 miligram për metër kub”, thotë Luigj Imeri, i cili mbaroi cigaren e tij. Standardi deri në fund të vitit 2012 ishte 800 mg/m3, sipas shifrave të vetë KEK-ut. Dy nga tri njësitë janë pajisur me filtra të reja falë ndihmës së Bankës Botërore. Por problemi mbetet. Kosova A, është një central aq i vjetër sa që do të duhej të ketë qenë i mbyllur shumë kohë më parë. Ky central pati filluar të veprojë në fillim të viteve 1960-a. Mbyllja e tij është planifikuar për 2017 nga qeveria, e cila ka një plan program: të gjejë investime për modernizimin e centralit Kosova B si dhe për të ndërtuar një fabrikë të tretë prej 600 megavatësh. Një projekt i vlerësuar për një miliard euro.

Një tjetër çështje e ndjeshme: privatizimi i KEK-ut, për të cilën dega për shpërndarje është shitur në vitin 2012 për një shumë modeste prej 26 milionë eurosh, duke zemëruar nacionalistët dhe sindikatat. “Rrjeti është i vjetër. Privatizimi është një gjë e mirë, sepse nevojiten rreth 500 milionë euro investime, thekson Viktor Buzhala. Konsorcium turk, i cila e ka marrë, ka premtuar 300 milionë euro”.

Nezir Sinani njeh mirë KEK-un, meqë ishte edhe zëdhënësi i saj. Ky aktivist është bërë një nga kritikët më të ashpër të politikës energjetike. Zgjedhja ekskluzive e qymyrit do të ishte një katastrofë. “Mes viteve 1999 dhe 2005 gati një miliard euro janë dhënë në formën e ndihmës ndërkombëtare. Kurrë nuk jemi përpjekur të zhvillojmë energji alternative për të punuar në efikasitetin e energjisë. Ata që janë në pushtet dëshirojnë të përdorin qymyrin si një rrugë të shkurtër drejt të hollave. Qymyri për ta është sikur nafta për Arabinë Saudite. “Si të braktiset qymyri, kur jeni një vend i vogël, i varfër, i nënpajisur, ku gjysma e popullsisë është e papunë? Duke harxhuar më pak qymyr. Nuk kërkohet që të braktisin plotësisht qymyrin, pavarësisht dëmtimit të tij në mjedis. Nezir Sinani shpjegon se “33% e energjisë së prodhuar është e humbur, gjysma për shkak të rrjetit me të meta dhe tjera për shkak të vjedhjeve”. Në krye të një koalicioni të organizatave joqeveritare, Nezir Sinani përpiqet të mobilizojë kosovarët për Shoqëri Civile. Ai veçanërisht dëshiron të sfidojë Bankën Botërore, e cila mbështet ndërtimin e propozuar të centralit Kosova C, pa marrë parasysh një rrugë tjetër.