Hidromorava

GAP: Të hyrat e komunave nga tatimi në pronë u rritën 19% në 2025

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat e komunave nga tatimi në pronë, duke bërë të ditur se këto të hyra kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak.

Sipas GAP-it, të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19 për qind në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë euro.

“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”, thuhet në postimin e publikuar nga Instituti GAP.

ARKATANA

Në njoftim thuhet se, krahasuar me vitin 2024, komunat me rritjen më të madhe përqindore të të hyrave nga tatimi në pronë gjatë vitit 2025 kanë qenë Podujeva, Suhareka, Viti, Istogu dhe Gjilani.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara, rëniet më të theksuara në këtë kategori të të hyrave janë shënuar në komunat Deçan, Kaçanik, Mamusha dhe Partesh.

Po ashtu, Instituti GAP ka theksuar se në periudhën 2022–2025, megjithëse në disa komuna janë vërejtur luhatje në inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë, disa komuna të tjera kanë arritur që gradualisht t’i dyfishojnë të hyrat nga kjo kategori brenda kësaj periudhe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.