UBT

Vitia nderon kujtimin e dëshmorit Kemajl Azizi, homazhe në përvjetorin e rënies heroike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me respekt dhe mirënjohje të thellë është përkujtuar dëshmori i kombit, Kemajl Azizi, në përvjetorin e rënies së tij heroike për lirinë e Kosovës.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti janë zhvilluar homazhe për nder të veprës dhe sakrificës së tij, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vendosi kurora me lule pranë varrit të dëshmorit, duke shprehur respektin e institucioneve dhe qytetarëve për ata që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Mobi Casa

Në këtë ceremoni përkujtimore u theksua se dëshmorët mbeten themeli i lirisë së Kosovës dhe frymëzim i përhershëm për brezat e rinj. Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Kemajl Azizit dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për idealin e lirisë, duke ritheksuar se kujtimi për ta do të mbetet i gjallë në ndërgjegjen kombëtare.

Përvjetori i rënies së dëshmorit Kemajl Azizi u shënua me nderime të larta, në shenjë respekti për sakrificën e tij dhe për rrugën e lavdishme të lirisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.