Fundamenti

Lutfi Haziri: Rugovistët e bashkuar për t’i rikthyer Gjilanit zhvillimin, dinjitetin dhe rolin që meriton në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati për deputet dhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm mobilizues, duke theksuar se bashkimi i rugovistëve përfaqëson një angazhim të ri politik për ta nxjerrë Gjilanin dhe Anamoravën nga stagnimi institucional dhe ekonomik.

Sipas Hazirit, qytetarët e Gjilanit nuk mund të pranojnë më, siç u shpreh ai, përjashtimin nga investimet kapitale dhe mungesën e përfaqësimit adekuat në institucionet qendrore. Ai vlerësoi se gjashtë vitet e fundit kanë lënë pasoja të dukshme në zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, duke krijuar një klimë zhgënjimi dhe mungese perspektive për qytetarët.

Në adresimin e tij, Haziri theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet si alternativë e besueshme për qytetarët, me synimin për të rikthyer investimet, projektet zhvillimore dhe vëmendjen institucionale për Gjilanin dhe gjithë Anamoravën. Ai nënvizoi se fryma rugoviane vazhdon të mbetet simbol i unitetit, përgjegjësisë dhe politikës shtetformuese.

“Jemi bërë bashkë të gjithë rugovistët për të mos ia falur asnjë minutë kësaj qeverie në detyrë”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se qytetarët meritojnë një qeverisje që ofron zhvillim, stabilitet dhe perspektivë konkrete.

ARKATANA

Mesazhi i tij u interpretua nga mbështetësit si thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje aktive në procesin zgjedhor, me synimin për t’i rikthyer Gjilanit pozitën e një qendre të rëndësishme ekonomike, arsimore dhe politike në Kosovë.

Në përmbyllje, Haziri ritheksoi se LDK mbetet, sipas tij, “besë dhe shpresë për Kosovën”, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për një kapitull të ri zhvillimi për Gjilanin, Anamoravën dhe gjithë vendin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.