Eko Higjiena

LDK: Punët e kësaj qeverisje qendrore dhe lokale i identifikon më së miri rruga Gjilan – Ferizaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pamjet nga magjistralja Gjilan – Ferizaj, e cila u përurua vetëm disa muaj më parë, janë dëshmi e papërgjegjësisë dhe dështimit të qeverisjes aktuale. Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për një rrugë që sot është e shkatërruar dhe e pakalueshme, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe duke dëshmuar mungesën totale të cilësisë dhe llogaridhënies në menaxhimin e projekteve publike thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Ky projekt është devijuar dhe deformuar. Financimi ka qenë nga BERZH si grant për qytetin e Gjilanit dhe banorët e tij. Revidimi i rrugës, që dëmton interesin e projektit dhe të banorëve, tashmë është i dukshëm dhe i prekshëm.

FITORJA

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan kërkon përgjegjësi nga institucionet kompetente dhe një hetim të menjëhershëm për këtë skandal të keqpërdorimit të parasë publike. Nuk mund të lejojmë që rrugët të ndërtohen për të zgjatur vetëm disa muaj, ndërsa qytetarët të mbeten me infrastrukturë të shkatërruar.

Mos t’i ikin përgjegjësisë ata që me pompozitet reklamuan përfundimin e këtij projekti!

Ftojmë organet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë për të ndëshkuar ata që kanë lejuar këtë dështim dhe për të garantuar që investimet publike të jenë të qëndrueshme dhe në dobi të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.