ZN

Qytetarët me kritika për darkën e Lamës, asnjë rezultat nuk e ka kjo qeverisje, kuptohet pos dështimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Arsim Krasniqi student mendon se darka e lamës e ka kuptimin edhe kur ke rezultate dhe suksese derisa qeverisja e LVV-së në Gjilan ka stagnuar dhe e ka degraduar çdo fushë e sektor të jetës.

Darka e lamës që u shtruar nga Komuna e Gjilanit ka marr kritika nga qytetarët e Gjilanit meqë sipas tyre ky moment i veçantë mund të ndodhë kur komuna ka rezultate e suksese.

Zylqefli Ajvazaj ka shkruar tek faqja e komunës: ”Darka e Lamës e shtruar me taksat e qytetarëve nga deshtakët”.

Uji Dea

Kurse Arsim Krasniqi student mendon se darka e lamës e ka kuptimin edhe kur ke rezultate dhe suksese derisa qeverisja e LVV-së në Gjilan ka stagnuar dhe e ka degraduar çdo fushë e sektor të jetës.

“Vërtet ishte e turpshme ajo natë me njerëz të ftuar që dukeshin sikurse viktima dhe as vet se dinin se çka po festonin. Komuna e Gjilanit të vetmin rezultat pozitiv e ka dështimin sepse nuk ka realizuar pothuajse asnjë projekt final dhe ka lënë në gjysmë shumë projekte të nisura nga qeveritë e kaluara” u shpreh Arsimi.

Meriton Zejnullahu qytetar thotë se qytetarët e Gjilanit duhet të kenë kujdes tani në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Këtyre me ju dhanë votë une ma kurrë edhe pse e di se jam tradhtuar duke menduar se vërtet këta janë ndryshimi. Këta nuk ishin për kurrgja” shprehet i mllefosur ky qytetar./rajonipress/