UBT

LDK: Ne nuk kemi bllokuar asnjë proces, por kemi refuzuar të jemi pjesë e një vendimi të paarsyetuar dhe të papërgatitur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj thuhet në reagimi e grupit të këshilltarëve të LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komunës për Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil

Të nderuar qytetarë,
Pas publikimit të deklaratës nga Kryetari i Komunës, ndjejmë obligim të sqarojmë publikun për të vërtetën lidhur me mos votimin e Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

FITORJA

Ne si grup i asamblistëve të LDK-së nuk e kemi votuar këtë rregullore për një arsye të qartë dhe të arsyeshme:

  • Dokumenti prej mbi 50 faqesh na është dorëzuar vetëm 20 minuta para fillimit të seancës, pa kohë të mjaftueshme për lexim, analizë dhe shqyrtim të hollësishëm.
    Ne jemi të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë, por jo për të marrë vendime të ngutshme që mund të kenë pasoja afatgjata mbi të drejtat e shërbyesve civil dhe funksionimin e institucioneve.
    Për këtë arsye, LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj.

Ndryshe nga sa u paraqit nga i pari i ekzekutivit, ne nuk kemi bllokuar asnjë proces, por kemi refuzuar të jemi pjesë e një vendimi të paarsyetuar dhe të papërgatitur.

Ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit ta lexojnë të vërtetën dhe të mos bien pre e tentativave për të manipuluar opinionin publik me akuza të pabaza politike.

LDK do të vazhdojë të veprojë me maturi, profesionalizëm dhe në interes të shërbyesve civil dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Grupi i Asamblistëve të LDK-së
Kuvendi Komunal i Gjilanit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.