Fundamenti

LDK: Hyseni i VV-së e shndërroi Komunën e Gjilanit në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e nipash

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Administratori i Komunës së Gjilanit z. Hyseni vazhdon të tregohet tërësisht i pandjeshëm ndaj transparencës dhe meritokracisë, duke bërë një tjetër lëvizje të papranueshme në emër të favorizimeve familjare thuhet në reagimin e LDK-së.

Postimi i plotë:

Vendimi për të punësuar nipin e tij si zjarrfikës nuk është thjesht një akt i rëndomtë, por një provë e qartë se ai mbetet i ngujuar në sistemin e nepotizmit dhe i paaftë për të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë.

Uji Dea

Ky veprim i administratës aktuale është një dëshmi tjetër që tregon se, pavarësisht premtimeve të shumta për zhvillim dhe ndryshime pozitive, ata vazhdojnë të rrisin dhe mbajnë struktura të bazuara në interesa personale dhe familjare, duke injoruar tërësisht meritat dhe nevojat reale të qytetarëve.

Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për një administratë që vepron në përputhje me parimet e drejtësisë, transparencës dhe meritat, dhe jo për një administratë që e shfrytëzon pushtetin për të përfituar vetë dhe për të favorizuar të afërmit e tij.

Kjo është koha për t’i thënë mjaft nepotizmit dhe për të kërkuar një qeverisje që shërben me ndershmëri dhe përgjegjësi. Kjo mendësi e shndërrimit të Komunës në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarës e nipash, është e papranueshme dhe e pafalshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.