Krenar Xhaferi me mesazh emocional: Marshimi i karvanit të fitores, nga qendra te rrënjët – Pogragja!

Gjilan – Krenar Xhaferi të martën është pritur nga dhjetëra bashkëvendës në fshatin Pograxhë, ku edhe njëherë ka marrë përkrahje të fuqishme në garën e tij për deputet.
Krenar Xhaferi kandidat i LDK-së, për deputet të martën, e ka nisur marshimin e fitores nga rrënjët e të parëve të tij Pogragja.
“Pogragja për mua simbolizon shumë sepse nga këtu i kam rrënjët e të parëve të mi dhe kjo u pa edhe sonte me një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Ky masivitet që u reflektua sonte në Pogragjë për mua është edhe një motiv shtesë dhe më jep motiv, po edhe emocione që të veprojë dhe punojë edhe më shumë dhe më fort, për të realizuar edhe shumë projekte madhore që i ka paraparë kabineti i kryeministrit të ardhshëm Lumir Abdixhiku” ka thënë Xhaferi, derisa nga banorët e Pogragjës është vlerësuar si figurë pozitive dhe meritor për ta votuar më 9 shkurt./rajonipress/