Eko Higjiena

LDK: Ekzekutivi i Gjilanit po ia pamundëson shërbimet 40 fëmijëve me aftësi të kufizuara, LDK përkrah protestën dhe kërkesat e “Handikosit” e Shoqatës së të Verbërve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, shpreh shqetësimin e madh që pushteti i VV-së në Gjilan po ua pamundëson shërbimet 40 fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat tash e 25 vite janë ofruar në Handikos dhe në Shoqatën Ndërkomunale të personave të Verbër.

Si përfaqësues të qytetarëve të Gjilanit, si LDK së bashku me partnerët, kemi miratuar në Kuvendit Komunal të Gjilanit kërkesat e këtyre shoqatave për mbështetje financiare në shumën prej afro 49 mijë euro në muajin mars, mirëpo pushteti i VV-së sot e asaj ditë nuk i ka zbatuar këto vendime, të cilat janë obligative për ekzekutivin.

Arsyetimi i tyre për mungesë të mjeteve financiare është i paqëndrueshëm sepse sot janë mbi 2.5 milionë euro në buxhetin e Komunës të papërcaktuara.

GRANDEMALL

Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre, jo vetëm që nuk kanë çasje të barabartë dhe mungesë të kujdesit nga Komuna, por tani po iu mohohet e drejta që ligji por edhe Kuvendi Komunal kanë vendosur në buxhetin e vitit 2024 që të ndihmohen. Mohuesi ka emër!

LDK kërkon nga i pari i ekzekutivit që t’i zbatoj në mënyrë urgjente vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ashtu që këta fëmijë të rifillojnë t’i marrin shërbimet shumë të domosdoshme për ta thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.