Fundamenti

Laura Fazliu: Për këtë medalje meritat kryesore i kanë Toni dhe Majlinda

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pas fitores që arriti ndaj kroates Katarina Kristo.

Kjo ishte medalja e dytë olimpike e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas të argjendtës që fitoi pak ditë më parë Distria Krasniqi.

Në një intervistë për RTK-në pas përfundimit të luftës, Fazliu tha se meritat kryesore për këtë sukses ia atribuon trajnerit Driton Kuka, por nuk lë pa përmendur edhe Majlinda Kelmendin për të cilën tha se e ka motivuar shumë.

“Një ndjenjë shumë e mirë, e kam pritur një medalje që shumë vite, kam qenë e përgatitur por disa gjëra nuk kanë shkuar aq mirë për shkak të ngarkesës së tepërt që kam pasur, megjithëse medalja është medalje dhe jam shumë e lumtur”.

“Në fillim u dëshpërova sepse mendova që është Waza-ari dhe Waza-ari ishte, por prapë se prapë kundërshtarja mori dënimin e tretë dhe fitorja më takoi mua”.

FIDANISHTJA

“Nga Majlinda e kemi vazhduar Distria, Nora, Distria prapë dhe tani unë. Gjithmonë falë Majlindës dhe Tonit sot e gëzoj këtë medalje”.

“Rëndësi ka medalja që kam fituar, por siç thashë më herët kam qenë e ngarkuar dhe kjo nuk më ka bërë mirë, por medalja e brozntë është arritje e madhe dhe jam e lumutr”.

“Majlindën e kam pasur afër prej përfundimit të karrierës së saj, ajo më ka motivuar në momentet kur nuk kam qenë mirë, ose në ato kohëra kur diçka nuk ka shkuar siç duhet, Majlinda ka qenë gjithmonë afër meje”.

“Tani do të kthehem të punoj edhe më shumë, të bëhem kampione olimpike sepse e di që kam potencial dhe shpresoj ta arrij edhe medaljen e artë”, përfundoi Fazliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.