Mobi Casa

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton Draft -Buxhetin për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Pas debatit nga asambleistët, me 25 vota u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2023 si dhe parashikimet për vitet 2024-2025. Po ashtu të gjitha pikat tjera u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash.

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.

Eco Higjiena

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

  1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01,
    Nr.30176/19.09.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
  2. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit Sh.01 nr.28053,
  3. Propozim-Vendim Sh.0, Nr.28752/08.09.2022 për miratimin e Draft-Buxhetit Sh.02 Nr.2875/08.09.2022 të Komunës së Kamenicës, për vitin 2023 dhe parashikimin për vitet 2024-2025,
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për Kushtet, Kriteret dhe Procedurën e Ndarjes së Subvencioneve, Sh.02 Nr.27290,
  5. Propozim-Vendim Sh.04 Nr.29332/13.09.2022 per Normat Tatimore për vitin 2023,
  6. Propozim-Vendim Sh.01 Nr.29318/13.09.2022 për Hartimin e Planit ZHvillimor Komunal 2023-2030,
  7. Informatë rreth Raportit Sh.02 Nr.29309/13.09.2022 të Punës së Kryetarit për periudhën gjashtëmujor (03.12.2021-30.06.2022),
  8. Propozim-Vendim Sh.02 Nr.29962/16.09.2022 për krijimin e kodit në fushën e bujqësisë subvencionimi I fermerëve, bletarëve.
  9. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
  10. Të ndryshme
    Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u kërkua plotësim ndryshimi i tij. Nê rend dite hyn edhe këto pika:
  11. Kërkesë për ndihmë shëndetësore për Afrim Kovanin,
  12. Informatë Raporti i Dëgjimeve Buxhetore,
  13. Rekomandim për miratimin Dhënies së Subvencioneve në lëmin e Bujqësisë për fermerët prodhues të qumshtit.
    Pas debatit nga asambleistët, me 25 vota u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2023 si dhe parashikimet për vitet 2024-2025.
    Po ashtu të gjitha pikat tjera u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash.