Uji Dea

Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi”, ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme solemne, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Mixhozi, në shenjë nderimi për bashkëpunimin shumëvjeçarë.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se ka propozuar në emër të grupit politik që t’i jepet ky çmim ambasadorit Minxhozi, për kontributin e shquar për forcimin e lidhjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky titull për ambasadorin Minxhozi është shprehje e respektit më të lartë që qyteti ynë mund t’i japë një individi, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të mirë të komunitetit, por edhe për ndihmën e tij në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë dy vendet.

“Ky titull jepet për kontributin e tij të palodhur në forcimin, përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, dy shtete që ndajnë një komb e që kanë një histori dhe një te ardhme të përbashkët”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Kuvendi Komunal sot po e nderon një personalitet, i cili me misionin e tij diplomatik, bëri që kjo komunë ta ketë respektin dhe kujdesin e Tiranës.

Uji Dea

“Miqësia dhe kujdesi që ambasadori Minxhozi i dha Gjilanit do të mbetet e vulosur për gjeneratat e ardhshme dhe për historinë e Gjilanit përgjithmonë”, tha Haziri.

Ambasadori Qemal Minxhozi ka shprehur falënderime për nderin që i është bërë sot nga kuvendarët e Gjilanit.

“Gjilanin do e quaja një vend historik, shumë të rëndësishëm, jo vetëm për trevën e Anamoravës, por për kombin shqiptar. Ka rrënjë të thella në shtet formimin, historinë, trimërinë dhe në përballjen me çdo armik. Gjilani është një zonë e dijes, që përfaqëson në mënyrë sa më të dinjiteteshme të gjitha përpjekjet e luftës për liri e pavarësi dhe e përkthyer në kohët e sotme, me aktivitetet fantastike të “Flakës së Janarit”, është shprehur Minxhozi.

Në këtë ceremoni, ka mbajtur një fjalë rasti edhe ambasadori aktual i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Petrit Malaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.