ARKATANA

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur seancë solemne me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku pos përfaqësuesve institucionalë, morën pjesë edhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e familjarë të dëshmorëve.

Kryesuesi Kadriu tha se shteti ynë për këto vite u rindërtua, u bë me institucione e zuri vendin në arenën ndërkombëtare falë miqve ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se 17 shkurti është një pikë reflektimi mbi sakrificën, vlerën e lirisë dhe rrugën që na pret, duke shtuar se pavarësia është një rrugëtim i gdhendur në qenien e popullit tonë me mund, gjak dhe qëndresë.

Fundamenti

Para të pranishmëve kanë adresuar urimet e mesazhet e tyre edhe shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilan, Avdyl Aliu (LDK), Krenare Latifi – Kqiku (VV), Bujar Nevzati (PDK) e Nazim Gagica (AAK).

Ndërkaq, në fund para të pranishmëve, ka folur edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

Përndryshe, gjatë ditës në Gjilan janë paraparë të mbahen edhe këto aktivitete: homazhe të varrezat e dëshmorëve (10:00), koncerti festiv për fëmijë nga Kolegji “Don Bosko” (11:00), festojmë përmes sportit (futboll në stadiumin ndihmës, 13:00), koncerti festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” (17:00) dhe ekspozita personale e Ramadan Arifit (19:00).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.