Avokati Selami Rexhepi zgjidhet Kryetar i Degës Rajonale në Gjilan
Gjilan – Në një atmosferë demokratike dhe transparente, Dega Rajonale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku u zgjodhën kryetari dhe nënkryetari i kësaj dege. Përmes një procesi të votimit të drejtë dhe transparent, avokatët e Degës Rajonale në Gjilan vendosën që mandatin e ardhshëm këtë Degë ta udhëheqë avokati Selami Rexhepi si Kryetar, ndërsa avokati Granit Sylaj u zgjodh Nënkryetar me shumicë votash.
Kuvendin e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besnik R. Berisha, i cili falënderoi kolegët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e angazhimit të jashtëzakonshëm dhe përkushtimit ndaj vlerave demokratike dhe profesionale që i bashkojnë avokatët.
Ai vlerësoi këtë Kuvend Zgjedhor si një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe diskutimit të hapur, të cilat çojnë drejt vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e profesionit juridik në rajon.
Berisha përgëzoi të gjithë kandidatët për guximin dhe përkushtimin e tyre dhe falënderoi të gjithë anëtarët e Odës për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre aktiv, duke ndihmuar në ndërtimin e një platforme të fortë për mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe të drejtave të avokatëve në Gjilan.
Përmes një procesi të votimit të drejtë dhe transparent, avokatët e Degës Rajonale në Gjilan vendosën që mandatin e ardhshëm këtë Degë ta udhëheqë avokati Selami Rexhepi si Kryetar, ndërsa avokati Granit Sylaj u zgjodh Nënkryetar me shumicë votash.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e anëtarëve gjatë këtij procesi, duke e cilësuar suksesin e këtij Kuvendi Zgjedhor si një dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të të gjithë anëtarëve të Odës.
Falënderojmë të gjithë avokatët që morën pjesë dhe kontribuuan për një proces zgjedhor të drejtë dhe të hapur. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për profesionin e avokatisë dhe shoqërinë tonë./rajonipress/