Kundërmimi nga ujërat e zeza shqetëson qytetarët, reagon deputetja Bunjaku
Gjilan – Është urgjente për shëndetin publik, të dilet në terren e të intervenohet, dhe të eliminohet ky kundërmim, që është bërë pengesë e përditshme për këmbësorë, për komunitetin, për biznesin dhe për të gjithë pa dallim ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Postimi i plotë:
Unë si deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kam pranuar ankesa të qytetarëve nga Kufca e Epërme, për kundërmimin e ujërave të zeza e kanalizimit, në hyrje të Kufcës së Epërme, e sidomos afër restorantit “Villa” dhe ky kundërmim përshkon rrugën deri te FSK-ja.
Është urgjente për shëndetin publik, të dilet në terren e të intervenohet, dhe të eliminohet ky kundërmim, që është bërë pengesë e përditshme për këmbësorë, për komunitetin, për biznesin dhe për të gjithë pa dallim.
As Stanishorka e nisur në hyrje të Malishevës, nuk e zgjidh këtë problem.