FITORJA

Kuvendarët e Gjilanit nuk e fusin në rend dite votimin e buxhetit për vitin 2025, bartjen e mjeteve dhe themelimin e inkubatorit të biznesit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, nuk e ka futur në rend dite buxhetin për vitin 2025, bartjen e mjeteve në vlerë prej 2.5 milionë euro e themelimin e inkubatorit të biznesit, kërkesa këto që i bëri kryetari i Komunës Alban Hyseni, derisa opozita (LDK, PDK, Vatra), e cila e përbën shumicën në Kuvend, votoi kundër.

Pas kësaj, asambleistët e VV-së, me një përjashtim, kanë lëshuar sallën e mbledhjeve.

Në këtë seancë, kuvendarët kanë miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e themelimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raportin e komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2025, plotësimin dhe ndryshimin e Komisionit për ndarjen e bursave, plotësim-ndryshimin e Komisionit për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, sikurse edhe kërkesën e sindikatës së shërbyesve civilë të Gjilanit, për pagesën në shumën prej pesë euro për shujtë ditore.

Ndërkaq, Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, diskutimin rreth vendimit për Strategjinë e Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2031, faljen e borxheve për bizneset për periudhën 2000-2019 dhe plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve në shëndetësi.

Mobi Casa

Në fund, shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, ka ngritur shqetësimet lidhur me rezultatet e konkurseve të fundit, duke pretenduar se paraprakisht kandidatëve u është dhënë testi me shkrim, sikurse, sipas tij, edhe për dërgim të mjekëve e infermierëve në QKMF pa asnjë kriter.

Në këtë seancë, kanë dhënë kontributet e tyre edhe Sami Ahmeti, Ismajl Kurteshi, Nazim Gagica, Ramiz Ramadani Ardita Ukshini e Shpresa Kurteshi Emini.

Paraprakisht, në këtë seancë e ka dhënë betimin asambleisti Ganimet Sabedini, i cili ka kaluar në grupin e këshilltarëve të LDK-së. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.