Uji Dea

Qytetarët e gozhdojnë keq Alban Hysenin, kryetar i lodhtë e dështak, amater në politikë, i lodhtë në projekte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Alban Hyseni tashmë nuk po kursehet as nga partia e vet dhe aktivistët e saj. Komentuesit e kanë quajtur amater, i lodhtë dhe politikan i papërvojë.

Nuk është hera e parë që Alban Hyseni gozhdohet keq nga komentuesit në rrjete sociale, madje në vet faqen e komunës.

Mungesa e projekteve ka ndikuar që qytetarët të revoltohen dhe të shtrojnë pyetje e dilema nëse Alban Hyseni ka aftësi menaxheriale çfarë i duhet një kryetari për një komunë siç është Gjilani.

Alban Hyseni kryesisht fajin ia hedh heq ish qeverive komunale dhe pengesave tjera të cilat nuk i ka përmendur, por ia kanë përmendur qytetarët.

Uji Dea

Matteo Andolini ka shkruar në faqen e komunës së Gjilanit: Pavarësisht pengesave? Kush po të pengon (Kryeministri, kryetari i kuvendit, ministri i infrastrukturës, ministri i kulturës) ? Kush? Stadium ska, Autostradë ska. Shihemi në zgjedhje ka shkruar ky komentues.

Dardan Jashari: Cilat pengesa bre 100% e ke qeverinë në komunë e ke krejt vet çka në lesh po të pengon ? Po edhe ju sa jeni kon në opozitë keni pengu a ke harru, a amatera.

Lulzim Muji: T ‘merr për ty Alban edhe punë kryesin çfarë pune t’lodht e t’zorit paske bo.

Kurse gazetari Valon Rashiti ka shkruar në rrjetin e tij social: Qysh nuk e patëm na Gjilani një kryetar si ky i Ferizajit bre. Për besë e kam njëfarë smire ndaj ferizajlive. Ky i joni për gati katër vjet qeverisje veç ka deshtu, në anën tjetër Ferizaj po zhvillohet me hapa gjigand.
Jam i bindur që kushdo që kish qenë kryetar në Gjilan do ia kishte dalë së paku një projekt të madh ta finalizoje. Fatkeqësisht, vasalëve të këtij pushteti tashme iu janë bashkuar edhe shumica e mediave lokale, të cilave ua ka mbyllur “gojën” me nga 90 euro në muaj. Le të lutemi që ky far dështaku ta ketë këtë mandatin e fundit si kryetar, e nëse ndodh e kundërta, na ka marrë pusi ka shkruar Rashiti./rajonipress/