Hidromorava

Kush po e merr fronin

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Blerina Rogova Gaxha – Do të zihet dielli, kishin shkruar gazetat dhe lajmi do të duhej të ishte i saktë. Do të duhej të ishte i saktë, sepse kishin shkruar gazetat. Ky ka qenë interpretimi i besueshmërisë së mediave, kur ato ishin pak dhe të kontrolluara deri në palcë. Po si ndodhi që besueshmëria të mos jetë absolute ose të binte shumë, pikërisht në kohën kur po rritej liria e shprehjes dhe e medias, dhe lajmet sot edhe kur janë të sakta përcillen me një dozë dyshimi për vertetësinë e tyre.

Rënia e besimit në media që është njëra prej vlerave fundamentale të shtypit bashkëkohor, është një problem serioz në të gjitha vendet e tranzicionit. Bile nga ky sindrom janë prekur edhe disa vende me demokraci të konsoliduar, por pasojat në vendet me demokraci të brishtë, ku përket edhe Kosova, janë shumëfish më të mëdha.

Zhvillimi i hovshëm i medias në vendet e tansicionit, në këtë kuadër edhe i medias në Kosovë, dhe përhapja e shpejtë e rrjeteve sociale e posaçërisht e portaleve pa adresë, e kanë ngritur deri në majë abuzimin me të vertetën, me ngjarjen dhe me lajmin. Tashmë publikimi i lajmeve të shtrembëruara, të pavërteta, apo edhe të sajuara, për jo pak media ose portale, është bërë krejt i zakonshëm, duke krijuar kështu një hapësirë të bollshme për dezinformacionin si kategori.

Nëse deri në fundin e viteve 90-të të drejtën ekskluzive të informimit e kishin gazetat, radioja dhe televizioni që kishin pronarë e adresë, sot kjo e drejtë është edhe në duart dhe mendjet e miliona të tjerëve, që mund të jenë edhe gazetarë edhe psikopatë, ose qytetarë të ndershëm apo mendjeprishur, por fundja ç’rëndësi ka kjo. Kryesorja, e drejta për lajmin dhe përhapjen e tij, është shndërruar në një të drejtë popullore, që ka bërë që ndryshimet në sistemin e informimit të jenë ndryshime revolucionare.

Ndoshta rasti se si kjo e drejtë ështe shfrytëzuar në sistemn e komplikuar multimedial në Kosovë, e ka bërë legjitime rënien e besueshmërisë në jo pak mediume duke i bërë edhe vetë ato që të pajtohen me një gjendje të tillë.

ARKATANA

Por, a ka filluar një lufë ndërmjet mënyrës konvencionale të informimit dhe rrjeteve sociale, që në botën bashkëkohore shënojnë alternativën revolucionare inforamative, dhe a është e mundur që kjo e dyta të vazhdojë të fitojë terren? Me trendet aktuale zhvillimore teknologjike dhe me mundësitë e pakufizuara që ofron sistemi i telekomunikimit, mund të ndodhë që pas disa vjetësh, kur flasim për mediat konvencionale, të flasim si për borën e kuqe të para një shekulli!

Protestat e fundjavës për faturat “bullafiqe” të KEK-ut, u tha të ishin ngjizur në librin e surrateve “Facebook”, pjesë e të cilit jemi shumica prej nesh. Ndoshta protestat e kësaj fundjave, dhe storja më e madhe e vitit të shkuar për “pronto-komunikimin ” e qeveritarëve të nomenklaturës, apo një rrahje nga skaji i botës i transferuar përmes Youtube në Kuvendin Komunal të Klinës dhe këmbëkryq në televizionet tona, e shumë të tjera të nisura e të bitisura në rrjetet alternative sociale, sikur paralajmërojnë fuqinë dhe çudinë e një sistemi alternativ komunikimi.

Mjafton ta hapësh “Facebook-un” për të mësuar se çfarë po ndodh në Kosovë. Madje kjo kryesisht, por jo vetëm për ata që i kërkojnë ‘lajmet’ e reja e lajmet e cunguara. Dikush shkruante se sikur Zuckerberg ta kishte zbuluar këtë rrjet gjatë kohës sa ne ishim në luftë, Kosova e Lirë nuk do të ekzistonte… kushedi edhe sa mediume të tjera.

Në sistemet totalitare, apo edhe në luftën e popujve për liri, janë shënuar plot raste kur mediat e kanë fituar atë që është quajtur “luftë propagandistike”. Por sot kjo, duket krejt e pamundshme.

Prandaj në një luftë ose përplasje të mediave konvencionale me rrjetet sociale ose popullore informative, terreni është shumë i brishtë për të dështuar media tradicionale. Në një konkurrencë kur lajmi tashmë ka një milion mundësi shpërndarjeje, media mund të mbijetojë vetëm duke u shndërruar në një media profesionale, dhe assesi duke imituar e kopjuar rrjetet sociale, siç ka ndodhur në jo pak raste në Kosovë. Por për të ngjarë kjo, duhet që profesionistët të bëjnë radio, gazeta e televizion, ndërsa amatorët ta shkrijnë artin e tyre në rrjetet sociale. Kjo e dyta tashmë është në rrugë të mirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.