Fundamenti

Kosova në mjegullën gjeopolitike: Kush është ujku këtu?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Besa Ismaili – Kosova ndodhet në një mjegull të dendur gjeopolitike, e brishtë dhe e cenueshme për shkak të qeverisjes së dobët, mungesës së njohjeve të reja, ngecjes në dialog, dështimit në integrimin e pakicave, etj.

Ndërkohë, Serbia është në avantazh, falë një strategjie të qartë diplomatike, mbështetjes nga aleatët e saj (në Lindje dhe në Perëndim) dhe ndikimit mbi komunitetin serb në Kosovë.

Beogradi shfrytëzon këtë situatë për të vonuar zgjidhjet, duke e forcuar pozicionin e tij ndërkombëtar. Po Kosova çfarë po bën?

Kosova po vonon rezultatet zgjedhore dhe krijimin e qeverisë së re duke mbetur e (vet)varur nga vendimet e faktorëve të jashtëm.

UBT

Qeveria në largim e Albin Kurtit ka përgjegjësi shumë të madhe për mungesën e një vizioni të qartë dhe përplasjeve me aleatët kryesorë të Kosovës.Sado që qeveria në largim Kurti po mundohet që qytetarëve t’ua shes përrallën se ujku në mjegull është Perëndimi, më saktësisht SHBA-të, ujku është ai që di të orientohet.

Dhe Serbia ka një orientim dhe plan të qartë, ndërsa Kosova po rrezikon të mbetet një viktimë e pasigurisë dhe e mungesës së strategjisë.

Pyetja qenesore këtu është: A do të gjejë Kosova rrugën për të dalë nga kjo situatë, apo do të mbetet pre e kapriçove të veta të pakuptimta politike dhe lojërave gjeopolitike?

Është sezonë zgjedhjesh. Dhe fare pak kohë i mbetet Kosovës të bëj zgjedhjen e vet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.