Hidromorava

Kur rrethanat nuk lejonin ndryshimin!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – Udhëheqësit që nuk kanë mundur t`i ndryshojnë rrethanat dhe kushtet në dy dekadat e fundit, nuk mund t`i ndryshojnë as në të ardhmen; sepse rrethanat dhe kushtet e vendit nuk i kanë ndryshuar as në “mendjet e tyre”.

Po të kishin ndryshuar dhe zhvilluar rrethanat dhe kushtet në “tokat e tyre të fshehura, pra në mendjen e tyre” do të ishin shfaqur në vepra deri sot.

A MUND TË NDRYSHOHEN RRETHANAT DHE KUSHTET TONA?

Derisa ne mendojmë dhe besojmë se kushtet dhe rrethanat nga jashtë ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona, atëherë ato kushte dhe rrethana nga jashtë do të na shtynin si valët e detit dhe do të na dërgonin pikërisht në atë drejtim që dëshirojnë ato rrethana. Kjo do të thotë se nuk do të ecim në atë drejtim dhe në atë cak të cilin ne e dëshirojmë.

Por, është koha të kuptojmë se i gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave dhe kushteve nga jashtë ndërpritet në momentin kur në fillim t`i ndryshojmë ato. Në momentin kur ne realizojmë dhe besojmë se jemi mjeshtër, krijuesi dhe komandanti kryesor i kushteve dhe rrethanave, atëherë fillon ndryshimi i tyre.

Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt dhe menjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe t`i rikrijojmë ato në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti shohë përveç nesh. Këtu fillon ndryshimi i vërtetë.

Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë, nuk mbjellim lulet që ne i dëshirojmë dhe nuk i kultivojmë ato, nëse nuk bëhemi komandantë të këtij kopshti, do të mbijë gjithçka tjetër aty, por jo edhe ato lule që ne i kemi mbjellur dhe kultivuar në mendjet tona dhe i duam.

Eco Higjiena

Ajo që ne shpesh e shohim si mungesë zhvillimi ekonomik është përkufizimi i kushteve dhe rrethanave. Por, po, rrethanat mund të ndryshohen, siç thotë J.A.

Rrethanat dhe kushtet mund të ndryshohen në mendje. Për ta bërë këtë, ne duhet të krijojmë në mendjet tona, ku mund t`i mbjellim dhe i kultivojmë kushtet dhe rrethanat që ne i dëshirojmë. Këtu fillon ndryshimi.

Aroma e lirisë që shijojmë sot ka rrënjët e saj në “kopshtin e ndritur” të mendjendriturve tanë në mendjet e udhërrëfyesve, guximtarëve, atdhetarëve e inkurajuesve tanë. Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejuan ndryshime direkte në realitet, ata i mbollën, i kultivuan dhe i rritën ato lule të lirisë në këtë tokë të fshehur, në kopshtin e tyre të ndritur.

Pse fituam lirinë? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona. Sepse mendjendriturit dhe populli i tërë ishin të gatshëm të sakrifikonin për qëllimin e tyre.

Nëse kemi dëshirën për të ndryshuar, duhet të marrim masa që të ndryshojmë kushtet dhe rrethanat. Nëse veprimet tona janë në harmoni me qëllimin tonë, atëherë zhvillimi ekonomik dhe standardet që dëshirojmë janë të arritshme.

Kur mendimet kalojnë në veprime dhe veprimet janë në harmoni me qëllimin, atëherë arritja e qëllimit është e pamundur të ndalohet.

Kush dëshiron të arrin pak duhet të sakrifikojë pak. Kush dëshiron të arrin shumë duhet të sakrifikojë shumë./rajonipress/