Mobi Casa

Kukeli nuk i frikësohet Portugalisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Burim Kukeli nuk i frikësohet aspak Portugalisë, me të cilën do të përballen në kuadër të eliminatoreve për EURO 2016.

Burim Kukeli është rikthyer te Kombëtarja shqiptare pas një mungese 2-vjeçare për shkak të dëmtimi të rëndë të pësuar në shkurtin e 2013 me skuadrën e Zurichut

Ndeshja e fundit me fanellën kuqezi e mesfushorit daton më 16 tetor të 2012 ndaj Sllovenisë në eliminatoret e kampionatit Botëror të Brazilit.

Për Sport News në linjë telefonike nga La Coruna, 30-vjeçari shprehet i lumtur për këtë rikthim, duke evidentuar kualitetin që gjen në kombëtare.

Fundamenti

“Jam i lumtur për këtë rikthim në ekipin kombëtar. Ka pak ndryshime nga skuadra që lash në 2012. Atmosfera është e mirë dhe është një grup me kualitete, por këtë duhet ta tregojmë në fushë”, tha ai.

Rikthimi tek kuqezinjtë vjen me një ndeshje të vështirë për skuadrën e drejtuar nga italiani De Biasi. Të dielën kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2016.

Edhe pse mungon ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mesfushori kosovar vlerëson Luzitanët por nuk tregon shenja frike.

“Nuk kemi frikë por respekt. Ne e dimë çfarë ekipi ka Portugalia, me futbollistë që luajnë në skuadrat më të mira në Evropë. Duhet të bëjmë lojë të mirë dhe si çdo herë hyjmë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Portugalia është favorit por duhet të japim maksimumin pastaj do të jetë fusha që do të tregojë gjithçka”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.