Fundamenti

Ajet Shabani ose talenti i njohur si “Xherdan Shaqiri mbi akull”, po mahnit me aftësitë në Hockey dhe çifteli

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ajet Shabani tash 11 vjeçar dashurinë për Hockeyn dh çiftelinë i kishte treguar ose shfaqur qysh në moshën katër vjeçare. Ajeti ndryshe po mahnit edhe klubet zviceriane me përkushtimin e tij në këtë sport dhe talentin e rrallë që posedon edhe në çifteli. Prindi i tij Sadati thotë se sportin e ka të lindur kurse dashurinë për çiftelinë e ka marrë nga tradita jonë shqiptare dhe nga dashuria e malli që ndjen për Kosovën.

Ajet Shabani i rritur dhe i edukuar në një familje të kulturuar në Zvicër, me prejardhje nga Gjilani nuk e ka quar dëm investimin e prindërve, që të bëhet një djalë shembullor dhe me prirje talenti nga sfera të ndryshme.

Ai tashmë i ka 11 vite dhe po tregohet i shkathët dhe me shumë prirje në sportin e hockey në Zvicër ku edhe po mahnit klubet zviceriane.

Ajet Shabani së pari kishte shfaqur talentin e tij në futboll qysh si katër vjeçar dhe ky talent i tij ishte avancuar edhe nga prindërit të cilët dëshironin, që shembulli i djalit të tyre të jetë një rast i veçantë dhe shembull edhe për familjet tjera.

“Ajeti vërtet është një djalë i disiplinuar dhe po tregohet i vëmendshëm në paraqitjet e tij, si në sport ashtu edhe në kohën e lirë që e kalon pranë çiftelisë. Ai jep një shembull të mirë për prindërit e tjerë që të ndjekin shembullin e djalit tim sepse vetëm në këtë mënyrë e vetëdijësojm rininë tonë në diasporë që të jenë të afirmuar dhe angazhuar në jetën sportive pse jo edhe atë kulturës” thotë Sadat Shabani, prindi i Ajetit.

Sadati shpjegon se qysh nga mosha 5 vjeçare Ajeti ka filluar UniHockey, ku i ka pëlqyer shumë dhe pas një kohe të shkurtër ia filloi EisHockey EHC Schwarzenburg dhe aty e kemi vërejt që ka talent dhe vullnet.

“Ajeti ka pasur oferta edhe në SC Bern, por nuk donte të largohej nga ky Club dhe kështu edhe ne si prindër ishim të pajtimit. Trajnerët e vet e quajnë Ajetin “Xherdan Shaqiri mbi akull” dhe luan për U11 me numër 17, ndërsa më herët e ka pasur numrin 2”, tha Sadati.

Eco Higjiena

Por, familja Shabani me prejardhje nga Gjilani ka edhe një përparësi dhe një gëzim të madh që posedon me talentin e tyre djali i tyre Ajeti.

Ajeti krahas sportit ka një talent të rrallë edhe në përdorimin e veglave muzikore e burimore shqiptare. Pasion e ka çiftelinë dhe kohën e lirë e kalon duke u argëtuar e relaksuar.

“Kuptohet, Ajeti çiftelinë dhe muzikën shqipe i ka të imponuara nga familja sepse ne kemi investuar shumë që fëmijët tanë të jenë të integruar edhe në Zvicër, por pa e harruar për asnjë moment prejardhjen e prindërve dhe dëshirën tonë që të jenë sa më afër traditave tona shqiptare” tha Sadat Shabani.

Ndryshe, Ajet Shabani i ka tri nënshtetësi, norvegjeze, zvicerane dhe të Kosovës.

”Për mua sporti nuk ka kufi një dhe kudo që jam luaj me pasion e vullnet të madh. Prejardhjen e prindërve nuk e largoj nga mendja asnjëherë dhe mundohem kudo që jam me tregue se kam rrënjë nga Kosova dhe kjo më bënë vërtet krenar” tha Ajeti për rajonipress, teksa shpreh dëshirën që të gjithë fëmijët nga Kosova mos të kalojnë kohën kot, por ta kultivojnë sportin e të gjitha llojeve sepse është vërtet një argëtim dhe një prezantim i talentit kudo në botë” tha ai./rajonipress/