FIDANISHTJA

Kryetarja e Preshevës mirëpret propozimin për hyrje-dalje në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza dhe pa testin PCR me dy doza.

Ajo në një postim në Facebook ka falënderuar autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh shqetësimet e Komunës së Preshevës në lidhje me këtë çështje.

“Uroj që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim “, ka shkruar Sinani.

“Përshëndes propozimin për ritkhimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza dhe pa testin PCR me dy (2) doza, të njoftuar sot personalisht në media nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z.Rifat Latifi.

Uroj që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim.

Mobi Casa

Falenderoj autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh adresimin e shqetësimit tonë si Komunë e Preshevës”, ka shkruar Sinani.

Sinani më herët kishte thënë se masat antiCOVID-19, të vendosura më 22 janar nga Qeveria e Kosovës, kanë vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Luginës së Preshevës për në territorin e Kosovës.

Ajo me atë rast i kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovë t’i shqyrtojë këto masa, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit.

Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 sot ka propozuar lehtësim të masave antiCOVID. Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë deri në 23:00. Po ashtu është lejuar hyrja në Kosovë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR.

Propozimet nesër pritet të votohen në Qeveri, ndërsa hyjnë në fuqi të shtunën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.