UBT

Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën në Washington D.C., zhvilloi takim me ndihmëssekretarin e Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara, Brendan Hanrahan.

Në njoftimin e saj në Facebook, Osmani theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës për të thelluar marrëdhëniet strategjike me SHBA-në.

Fundamenti

Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike që kanë interes të përbashkët për të dyja vendet.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Osmani.