Eko Higjiena

Kryetarët e Komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën organizimin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kryetarët të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, në emër të kryetarëve të komunave që ishin prezentë, ka folur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka falënderuar krerët e komunave dhe organizatën GIZ për bashkimin në çështjet dhe temat e përbashkëta të qytetarëve për të ndihmuar në menaxhimin e mbeturinave.

UBT

“Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur që ta përfundojmë një punë të rëndësishme, që është hapi fillestar për të konkretizuar projektin dhe mënyrën e menaxhimit të mbeturinave për regjionin tonë”, ka thënë Hyseni.

Kreu i Komunës ka thënë në fund se synohet që rajoni i Gjilanit të jetë modeli më i mirë i menaxhimit të mbeturinave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.