Fundamenti

Kryefjala – Cilësia në arsim !?

/ 8 minuta lexim
RCCOLA

Nga Murat Mustafa – Që nga paslufta kemi dëgjuar kryeministrat e ministrat, çoftë në marrjen e mandateve , por edhe në fillim të vitit shkollor, se ky vit do të jetë viti i cilësisë në arsim . Edhe pas 16 vitesh, ne dëgjojmë të njëjtin refren “CILËSIA NË ARSIM”. Arsimi ka shumë probleme në Kosovë, duke filluar nga infrastruktura shkollore, siguria, edukata, higjiena, rregulloret e ndryshme nga drejtoritë komunale, mungesat, tekstet shkollore, pajisjet digjitale, autorët e ndryshëm në mes tekstit dhe fletore pune, e shumë, e shumë probleme tjera.

Pasi që nuk jam njohës në disa probleme që i ceka, unë do të mundohem të jap mendimin tim rreth teksteve shkollore, me të cilat probleme për çdo ditë ballafaqohemi, si në mbingarkim ashtu edhe në saktësi.

Nxënësit e shkollave fillore janë të mbingarkuar me tekstet shkollore, sepse shtëpitë botuese dhe autorë më shumë janë përkujdesur për vete se sa për nxënësit. Se me mend ka mundur të ndodhë kjo, unë po jap shpjegimin.

Shtëpitë botuese në vitin 2004/2005 kanë botuar dy tekste shkollore konkretisht tekstin e Historisë , (ka edhe tjera ndoshta, por kjo më ka rënë në sy), pra nxënësit kanë blerë dy libra ashtu si i u ka dhënë mundësia, dhe kështu me një klasë ke pasur një grup nxënësish me autor tjerë e me shtëpi botuese tjetër, ndërsa grupi tjetër po ashtu me tjerë autor dhe shtëpi botuese … Paramendojeni një klasë me dy tekste shkollore ?!

Numri i madh i teksteve shkollore, dhe përzgjedhja e autorëve të teksteve është bërë për interesa e me qëllim të përfitimit, jo me qëllim të ngritjes së cilësisë, sepse në tekstet shkollore të ciklit fillor, autorë janë profesorë universitar, dhe ky ndoshta është faktori kryesor, pse këto tekste janë të mbingarkuara.

Tekstet kanë shumë probleme dhe fatkeqësisht këto probleme nuk ndeshen vetëm nga nxënësit, por edhe nga ne mësimdhënësit. Ka raste, kur me një tekst shkruan diçka tjetër, në tekstin tjetër diçka tjetër ! Përkthime aspak cilësore, histori e shtrembëruar, gjuhë e rëndë (as standarde, as toskërishte e as gegërishte) , gabime e vështirësi të shumta, gabime shkencore, sasia e madhe e informacionit, jo saktësi , etj.!

Librat janë të lodhshme dhe aspak tërheqëse për nxënësit e sistemit 9 vjeçar, sepse posa ta hap tekstin sheh njësinë mësimore me 12 faqe, dhe si ”desert” në fund të njësisë mësimore i sheh edhe 17 pyetje, që duhet t’ju jap përgjigje. Ka material që është i thatë, që nuk ju hyn fare në funksion nxënësve, por ka edhe që nuk kuptohen.

Disa tema janë fare të pakapshme, material që nuk ju hyn në funksion nxënësit, ndodh kur nxënësve iu tregojmë se në cilën faqe është njësia e re mësimore për të zhvilluar, në momentin e parë që bëjnë nxënësit është numërimi i faqeve, kur ka faqe shumë njësia mësimore, reagimi i tyre është se paska shumë faqe, me këtë vjen edhe mosinteresimi për ta mësuar këtë njësi, ndërsa kur njësitë mësimore kanë pak faqe dhe me ilustrime të përshtatshme nxënësit kanë një fare gëzimi, se paska pak faqe dhe fillojnë aktivitetin.

Me këtë nuk zhvillojnë aftësitë e nxënësve, sepse në momentin që nxënësi sheh këtë volum të faqeve, ai njëfarë mënyre veç u dorëzua para kësaj njësie mësimore dhe nuk paraqet interes për ta lexuar dhe kështu humb interesimi i nxënësit.

Mos ta harrojmë këtë : një mësimdhënës i mirë punon edhe me këso lloj tekstesh, por ne po pretendojmë për një arsim cilësor, e arsim cilësor vështirë se do te kemi pa i korrigjuar këto tekste.

Kemi dëgjuar shumë herë nga MASHT-i , apo edhe autorët e teksteve që thonë ;”tekstet ju përshtaten moshës së fëmijëve!.” Autorët duhet ta kenë të çartë, se fëmijët e moshës 12 vjeçare, nuk e kanë pjekurinë e tij, aftësitë psikike, sepse te gjithë nxënësit e kësaj moshe, nuk janë të zgjuar e të presësh të njëjtën përgjigje. Derisa në Kosovë ka veç fjalë, në Shqipëri p.sh. ka lëvizje ku në 62 shkolla ka filluar të përdoret tableti dhe
në 2017 të gjitha shkollat do të pajisen me tabletë.

Kjo te ne do të jetë shumë më e letë, sikur Qeveria jonë të hiqte dorë nga sigurimi i teksteve, për të gjithë shërbyesit civil, të cilët marrin pagë nga qeveria.
Pastaj, për të pasur arsim cilësor duhet të ndërtohen shkolla, që procesi edukativo arsimor të zhvillohet vetëm me një ndërrim (mësimi gjitheditorë) .

Në këtë mënyrë krijohet mundësia, që bashkëpunimi profesional mes mësimdhënësve të jetë më i mirë, si dhe hapësirë kohore për të punuar me nxënësit do të kishte dyfish më tepër.

Eco Higjiena

Që mos të ketë probleme të ngjashme,e njëherë e mirë të zgjidhet ky problem, atëherë autor të teksteve të ciklit fillor duhet të jenë mësimdhënësit e po këtij cikli, (në Shqipëri në vitin 2014 është bërë zgjedhja e teksteve nga vet mësimdhënësit ) sepse këta mësues janë ekspert në ketë aspekt.

Grumbullohen mësimdhënësit me përvojë të madhe, dhe ata vendosin se ku duhet të korrigjohet apo edhe të hiqen krejtësisht nga përdorimi ato tekste të pa përshtatshme, sepse materiali që zgjedhin këta mësues është shumë më i përshtatshëm, i kapshëm e material i vlefshëm, nuk do të jetë i ngarkuar .

Pra, vetëm material që ju hynë në interes. Se me të vërtetë këto tekste janë të mërzitshme, të ngarkuara, t‘pakapshme, t‘përsëritshme, por edhe me gabime po u japim vetëm nga një shembull, nëpër disa tekste për të cilat jam konsultuar edhe me disa kolegë .

Gjuhë Shqipe

Bashkimi i botimit të teksteve është edhe bashkim shpirtëror, moral, kombëtar e patriotik. Po filloj me “Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë”e autorëve Mimoza C. Gjokutaj, Shezai Rrokaj, Islam Krasniqi e Saranda K.Pozhegu, kuptojmë se kemi një libër të përkryer me mbushje fletësh (faqesh) , me ilustrime të bollshme, kolorit ngjyrash, por përmbajtja na bënë të kuptojmë se Abetarja u dedikohet emrave-autorëve, sepse për nivelin e fëmijëve-nxënësve, është shumë e pakapshme.

Për që është kështu, bindemi përmes tv. emisioneve, ku një profesor Kosovar, është larg një nxënësi nga Shqipëria, sikur në komunikim me gojë, ashtu edhe me shkrim! Njëjtë ndodh edhe me tekstet tjera shkollore, për çfarë kompetentët duhet të brengosen.

Si pasojë e kësaj, sot kemi nxënës që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë. T`i mësosh 148 shenja-shkronja, numra, e terma të reja, duhet të jesh tepër intelegjent !

Fizike – Tema – Puna dhe Energjia

Kur kryejmë punë, Puna dhe fërkimi, Si shndërrohet puna në nxehtësi, Forca, zhvendosja dhe puna, Puna fërkimi dhe nxehtësia. Puna nxehtësia dhe energjia.
Ka përsëritje të koncepteve të njëjta nëpër tekste (njësi mësimore).

Gjeografi- Klasa IX-te .Tema -Komunikacioni, tregtia, zejtaria dhe turizmi – Këtu janë 4 njësi, për një orë mësimore, njësia ka 10 faqe, informata me shifra që nxënësve nuk ju hynë në punë sepse nuk janë duke punuar ndonjë punim shkencor, por janë ne shkolle fillore p.sh.( sa autobus kanë qenë dhe sa janë tash), dhe ne fund nxënësit kanë me ju dhënë përgjigje 17 pyetjeve.

Derisa në Shqipëri klasa 12-të gjimnazi, ka 2 orë në javë dhe material për gjysmë më pak se teksti i klasës së 9-të , në Kosovë ka më shumë material, më i vëllimshëm dhe me vetëm një orë në javë.

Histori – Tema – Personalitetet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, nga faqe 92-95, vetëm tekst pa asnjë ilustrim të vetëm.

Pra këto janë vetëm nga një shembull në çdo tekst. Me këso tekste dhe shumë probleme tjera, vështirë se do të kemi arsim cilësor, por mbesim me shpresë se në këtë vit do t‘punohet diçka në këtë drejtim, e jo të vazhdohet me refrenin e për vjetshëm!?/rajonipress/